Ballina Aktualitet RMV, sot do të shpallen zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale

RMV, sot do të shpallen zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale

Kryetari i Kuvendit Jovan Mitreski sot pasdite pritet të shpallë zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare të vitit 2024, transmeton Portalb.mk.

Zgjedhjet e shtata presidenciale, sipas marrëveshjes politike, duhet të mbahen më 24 prill, ndërsa zgjedhjet e njëmbëdhjeta parlamentare do të mbahen më 8 maj, të cilat kësaj radhe do të jenë të rregullta. Nëse do të ketë një raund të dytë të zgjedhjeve presidenciale, ato do të përkojnë me zgjedhjet parlamentare dhe do të mbahen më 8 maj.

Pasi Mitreski t’i nënshkruajë vendimet për shpalljen e zgjedhjeve, sipas Kodit Zgjedhor, ato duhet t’i dërgohen Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ), i cili do të miratojë afate me të cilat do të fillojnë veprimet zgjedhore. Fushata për zgjedhjet presidenciale pritet të nisë në fillim të prillit dhe të përkojë për disa ditë me fushatën për zgjedhjet parlamentare. Sipas sqarimeve të KSHZ-së, do të ketë afate të veçanta për zbatimin e veprimeve zgjedhore për të dy proceset zgjedhore.

Në përgatitje për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare më 28 janar të këtij viti, 100 ditë para zgjedhjeve, është formuar qeveria teknike, kryetar i së cilës është Talat Xhaferi. Ai do ta menaxhojë atë deri në zgjedhjen e një qeverie të re politike.

Qeveri teknike zakonisht krijohet për të kryer një (një) detyrim specifik, për një periudhë kohore të përcaktuar saktësisht, me fuqi vendimmarrëse rreptësishtë të kufizuara. Kryeministri teknik nuk mund të përdorë “të drejtat” e qeverisë politike – të propozojë ambasadorë, drejtorë të ndërmarrjeve publike nën juridiksionin e qeverisë, anëtarë në borde drejtuese.

@tn.lajmelokale
@tetovanews