Ballina Aktualitet Tërmeti në Kosovë, hollësitë për epiqendrën e tij

Tërmeti në Kosovë, hollësitë për epiqendrën e tij

Kosova është goditur sot nga një tërmet me magnitudë 2.6 Shkallë të Rihterit.

Bazuar në Rrjetin Sizmik, Shërbimi Gjeologjik i Kosovës dhe Qendrës Sizmike Euro-Mediterane, si dhe në analizën numerike të Rrjetit Sizmologjik të Kosovës, më 13.03.2024 në orën 13:12 sipas kohës lokale, Kosova është goditur nga një tërmet me magnitudë 2.5-2.6 sipas shkallës Rihter, përkatësisht me intensitet III -IV ballë të Merkalit.

Bëhet e ditur se epiqendra e këtij tërmeti ishte në Veri Lindje të Pejës, 5 kilometra në perëndim të Radacit.

“Për shkak të thellësisë së përfillshme të vatrës së tij, tërmeti në fjalë është ndier dukshëm nga banorët e regjionit të Pejë”, thuhet në një njoftim të Ministrisë së Ekonomisë, transmeton Klankosova.tv.

@tn.lajmelokale
@tetovanews