Ballina Aktualitet Vazhdon zjarri në Sellcë / Banorët: Nëse nuk intervenohet deri në mëngjes...

Vazhdon zjarri në Sellcë / Banorët: Nëse nuk intervenohet deri në mëngjes do të përfshijë fshatin

Zjarri në malin Sharr në afërsi të fshatit Sellcë të komunës së Tetovës ende nuk është shuar.

Banorët e Sellcës për TV21 theksuan se zjarri është duke u afruar afër fshatit dhe siç theksojnë nëse nuk intervenohet deri në orët e mëngjesit zjarri mund të përfshijë fshatin.

Ata apelojnë që të intervenohet sa më shpejtë edhe me helikopter.

Ndryshe, banorët për TV21 theksuan se për momentin nuk ka asnjë njësi të zjarrfikësve lartë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Tetova News (@tetovanews)

@tn.lajmelokale
@tetovanews