Ballina Aktualitet Dyshohen se ndihmuan Faton Hajrizin të arratiset, arrestohet blogerja e njohur serbe...

Dyshohen se ndihmuan Faton Hajrizin të arratiset, arrestohet blogerja e njohur serbe dhe partneri i saj

Ivana R., blogere e njohur në Serbi, është arrestuar si e dyshuar për ndihmë ndaj Faton Hajrizit, të dyshuarit për vrasjen e policit serb.

Ajo bashkë me partnerin e saj, Zoran R, u arrestuan në pjesën e Bijelinës në Bosnjë dhe Hercegovinë.

Sic raportojnë mediat serbe, të dy këta kanë siguruar transportin për Faton Hajrizin, i cili po kërkohet nga autoritetet serbe për vrasjen e një polici mesnatën e së enjtes.

Janë publikuar edhe fotografi të çiftit që u arrestua gjatë ditës së djeshme.

Derisa, zyrtarisht institucionet e sigurisë në Serbi kanë kërkuar ndihmë për kapjen e Faton Hajrizit.

Ministria e Punëve të Brendshme në Serbi ka lëshuar një njoftim ku i fton qytetarët të lajmërojnë menjëherë policinë nëse e shohin Faton Hajrizin.

Video bonus

“Ftojmë qytetarët të lajmërojnë menjëherë policinë në numrin 192 ose të kontaktojnë komisariatin më të afërt nëse vërejnë personin në foto ose kanë informacion për lëvizjet e tij”, thuhet në njoftim.

Një numër i madh i policisë në Loznicë janë duke kontrolluar intensivisht çdo pjesë të këtij qyteti në kërkim të Artan Hajrizit, i cili dyshohet se ka vrarë policin Nikolla Kërsmanoviq në pikën kufitare.

Që nga mëngjesi i sotëm është vënë në kërkim bregu i majtë dhe i djathtë i Drinës, pasi dyshohet se sulmuesi është drejtuar drejt lumit.

Emrush Thaçi, ish-drejtor i burgut, ka thënë se sipas njohurive të tij për Faton Hajrizin, “ai nuk do të bie në duart e serbëve”.

Polici Nikolla Kërsmanoviq është vrarë me një plumb në kokë , ndërsa kolegu i tij Vjekosllav Illiq është qëlluar në shpatull./Insajderi