Ballina Kronika E rëndë: Vdes i riu Anid Hoxha nga Rahoveci, po qëndronte me...

E rëndë: Vdes i riu Anid Hoxha nga Rahoveci, po qëndronte me shokët në bregdetin shqiptar

Një 20-vjeçar nga Kosova ka ndërruar jetë papritur gjatë pushimeve në bregdetin shqiptar.
Anid Samir Hoxha, banues në Rahovec, humbi jetën teksa po luante volejboll me shokët e tij në një plazh në Dhërmi, më 14 korrik 2025.
Për përcaktimin e saktë të shkakut të vdekjes, pritet të kryhet autopsia pranë Institutit të Mjekësisë Ligjore në Tiranë.
Njoftimi I policisë:
“Specialistët e Stacionit të Policisë Dhërmi referuan materiale për vlerësim, pasi më datë 14.07.2025, pranë një plazhi në Dhërmi, në fushën e volejbollit, dyshohet se ka humbur jetën për shkaqe natyrale shtetasi A. H., 20 vjeç, banues në Kosovë, i cili ndodhej me pushime së bashku me shoqërinë e tij.”

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka reaguar me dhimbje të thellë ndaj lajmit për ndarjen tragjike nga jeta të të riut 20-vjeçar, Anid Samir Hoxha, nga Rahoveci.

Anidi, i cili po qëndronte për pushime në bregdetin shqiptar bashkë me shokët e tij, ka ndërruar jetë në rrethana që kanë prekur thellë familjen, miqtë dhe gjithë komunitetin rahovecas.

“Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të 20-vjeçarit nga Rahoveci, Anid Samir Hoxha”, shkruan Latifi.

Tetova News në YouTube:

“Kjo humbje e papritur na preku thellë të gjithëve, familjen, shokët dhe secilin që e njohu Anidin, si djalë të mirë e të dashur”.

Kryetari Latifi ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta për familjen Hoxha dhe për të gjithë ata që ndjejnë dhimbjen e kësaj humbjeje të rëndë, duke uruar që “dheu t’i jetë i lehtë Anidit”.

ANID brehhhhhh……SA SHUMË NA MËRZITE!
Me zemër të thyer, frymëmarrje të rënduar dhe me shpirt të pikëlluar, po mundohëm t’i shkruaj këto pak rreshta për kumtimin e lajmit për vdekjen e parakohshme të një nga studentëve më të mirë që kam njohur ndonjëherë, Anid Hoxhën.
Anidi ishte më shumë sesa një student i shkëlqyer. Ai ishte një djalë i urtë, i sjellshëm, i dashur dhe gjithmonë i gatshëm të ndihmonte të tjerët. Një punëtor i palodhur, një mik i vërtetë, dhe një shembull për çdo bashkëmoshatar. Të gjithë e donin si shok, si koleg, si njeri.
Për mua, lidhja me Anidin ishte edhe më e thellë. Djali im i vogël, Joni, ishte jo vetëm kolegu i tij i studimeve, por edhe i jetës. Ata ndanë bashkë netë studimi, ëndrra, sfida dhe momente të bukura, që sot e çdo ditë do të mbeten si kujtime të shtrenjta….
Është e vështirë ta përshkruaj me fjalë boshllëkun që na e le o ANID! Thjesht, na ke dërmuar me këtë ikjen tënde….
Por ajo që mbetet përjetë është buzëqeshja e Anidit, edukata e tij, dhe mirësia që solli në jetët e të gjithë atyre që patën fatin ta njihnin.
Pusho në paqe, Anid. (Ti tani më je një inxhinier ndërtimi).
Do të të kujtojmë gjithmonë me dashuri, krenari dhe mall të pashuar.
Ngushëllime të sinqerta familjes dhe gjithë farefisit Hoxha për këtë humbje të parakohshme dhe të rëndë. Ngushëllime të përzemërta edhe për të gjithë kolegët dhe shokët e studimeve të Anidit. Humbja është e madhe për të gjithë ne, por dhimbja e tyre është e paimagjinueshme.
Pusho në paqe, Anid. Do të jetosh gjithmonë në zemrat tona, si një dritë që nuk shuhet kurrë.
Me dhimbje dhe shpirtin bosh unë profesori që të doja shumë!