Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Gjermani, ku një vajzë 21-vjeçare nga Kosova ka ndërruar jetë pas një vetaksidenti të rëndë në autostradën B28, në afërsi të qytetit Reutlingen.
Sipas mediave gjermane, aksidenti ndodhi të enjten, kur e reja me inicialet Y.H., duke udhëtuar me veturën e saj nga Metzingen drejt Reutlingen, humbi kontrollin mbi automjetin. Si pasojë, vetura doli nga rruga dhe u përmbys disa herë, duke pësuar dëmtime të rënda.
Bëhet fjalë për Yllka Hotin, ku vdekjejen e së ciles e ka konfirmuar për Sinjalin një i afërm i saj.
Ajo ndërroi jetë dy ditë më vonë, të shtunën, si pasojë e plagëve të rënda. Autoritetet gjermane konfirmuan zyrtarisht vdekjen e saj ditën e djeshme.
Policia gjermane ka nisur hetimet për të sqaruar shkaqet që çuan në aksidentin fatal.
Ndërsa varrimi i të ndjerës do të bëhet sot, në ora 16:00, në varrezat e fshatit Hoçë e Vogël

NJOFTIM PËR VARRIM
Të nderuar familjarë, miq dhe dashamirë,
Me dhimbje të thellë dhe
pikëllim të madh ju
njoftojmë se vajza jonë e dashur, Yllka Afrim Hoti, ka ndërruar jetë.
Varrimi do të bëhet nesër, më 16 korrik 2025, në orën 16:00, në varrezat e fshatit Hoçë e Vogël.
Ju falënderojmë nga zemra për lutjet, përkrahjen dhe praninë tuaj në këto
momente të vështira për familjen tonë.
Me respekt, Familja Hoti















