Me dhimbje e nderim u përcoll për në banesën e fundit Irfan Xhelili
Sot, me praninë e qindra qytetarëve, në një atmosferë të rënduar emocionale, u varros avokati dhe veprimtari i njohur tetovar, Irfan Xhelili, sekretari i parë i KF Shkëndija pas rithemelimit dhe një prej figurave më të përkushtuara në historinë e klubit kuqezi.
Në mesin e familjarëve, miqve dhe të afërmve, ishin të pranishëm edhe shumë figura të njohura nga bota e futbollit, sportit, kulturës dhe politikës, duke e bërë këtë një moment të vërtetë reflektimi për jetën dhe kontributin e tij.
Klubi kuqezi Shkëndija, solli një kurorë lulesh me mbishkrimin domethënës:
“Pusho në paqe, njeri i zemrës kuqezi – KF Shkëndija”
Lajmi i ndarjes së tij nga jeta ka prekur gjithë komunitetin sportdashës në Tetovë. Irfan Xhelili ishte më shumë se një avokat, ishte një prej rithemeluesve të KF Shkëndija, një njeri që dha zemrën për klubin dhe qëndroi pranë tij në çdo etapë.















