Chelsea fiton Kupës së Botës për Klube, teksa triumfoi 3-0 ndaj PSG, në finalen e luajtur në MetLife Stadium.
Ndeshja filloi me ritëm të lartë, me kampionët e Europës që u treguan më kërkues në zonën e Bluve të Londrës.
Gjithsesi, për të ardhur te goli që zhbllokoi shifrat, në mesin e fraksionit të parë, Gusto shërbeu mjaft mirë për Palmer, i cili me një të majtë tokazi, mposhti portierin Donnarumma.
Nuk vonoi shumë as goli i dytë, pothuajse “fotokopje” me të parin, nga Palmer, me këtë të fundit që “elektrizoi” stadiumin. Spektakli nuk kishte fund, me Joao Pedron që thelloi shifrat.
Në pjesën e dytë, Chelseas i mjaftoi menaxhimi i rezultatit për të marrë kështu trofeun, ndërsa PSG zhgënjen totalisht, madje mbylli ndeshjen me një lojtar më pak pas daljes me karton të kuq të Neves.
“Trump”
Porque entregó el trofeo al Chelsea y, en lugar de irse, se quedó a festejar como un jugador más.pic.twitter.com/ZVxRmbBa2P
— Tendencias en Argentina (@porqueTTarg) July 13, 2025















