Ka bërë xhiron e rrjetit një atentat ndaj luftëtarit të arteve marciale MMA, Timur Khizriev jashtë shtëpisë së tij në kryeqytetin e Dagestanit, Makhachkala. L
uftëtari rus, i cili stërvitet në mjediset në pronësi të superyllit të MMA-së Khabib Nurmagomedov po kthehej në shtëpi nga stërvitja kur dy persona të armatosur e sulmuan papritur. Kamerat e sigurisë së kompleksit regjistruan tentativën e vrasjes.
Sapo Khizriev mbyll bagazhin e makinës së tij, dy burrat me kapuç vrapojnë pas tij, i pari qëllon nga afër, por atleti rus bie mbi të dhe fillon një përleshje trup më trup. Personi i dytë me kapuç e ndjek dhe e qëllon gjithashtu nga afër.
GRAPHIC WARNING
PFL champion Timur Khizriev was shot by two masked men in the courtyard of a residential building.
After being shot in the back, Khiztiev took down one attacker but was shot several more times
He is reportedly alive and in surgery pic.twitter.com/SJUOVaIeJA
— Combat Casuals (@Combat_Casuals) July 15, 2025
Khizriev arriti të shpëtonte, pavarësisht plagëve të marra ndërsa sulmuesit u larguan. Atleti i arteve marciale është plagosur në shpatull, gjoks dhe dorë, por është shtruar në spital në gjendje të qëndrueshme dhe jashtë rrezikut.
Mediat ruse raportojnë se rasti mund të ketë lidhje me një hakmarrje personale ose larje hesapesh. Forcat e sigurisë kanë nisur një hetim për të identifikuar autorët, të cilët ikën me një makinë të drejtuar nga një person i tretë. Khizriev, i cili stërvitet me Nurmagomedov, është 29 vjeç dhe ka të njëjtin numër fitoresh në 18 ndeshje profesionale. ©LAPSI.al















