Situata agravoi sot në Theth kur në përplasjet mes banorëve dhe forcave të rendit, u përdorën edhe mjete të rrezikshme si molotovë, ndërsa në pamjet e shpërndara në rrjet shihen policë të armatosur me kallashnikovë që përballen me qytetarët.
Zyrtari i lartë i IKMT-së Fatmir Metaj ka shpërthyer në ofendime dhe sharje kundrejt banorëve të Thethit. Siç shihet dhe në videon e mëposhtme, Metaj i hipur mbi fadromën e punës, ka nisur një seri sharjesh ndaj banorëve që kanë hedhur molotov kundrejt urës prej druri në Theth.
Banorët shprehen të indinjuar që ky aksion po ndodh në kulmin e sezonit turistik, duke dëmtuar jo vetëm investimet e tyre, por edhe imazhin e një prej destinacioneve më të rëndësishme të turizmit malor në Shqipëri.















