Pesë persona kanë humbur jetën në një aksident të rëndë trafiku që ndodhi të hënën mbrëma në Luksemburg.
Sipas policisë, aksidenti ndodhi rreth orës 18:10 në rrugën N15, mes Feulen dhe Heiderscheid, ku një veturë dhe një furgon u përplasën kokë më kokë. Pas përplasjes, të dy automjetet morën flakë dhe u shkatërruan plotësisht. Autoritetet konfirmuan se të pesë pasagjerët e mjeteve humbën jetën në vendngjarje.

Shkaqet e sakta të aksidentit ende po hetohen, ndërsa dihet se në vendin e ngjarjes kufiri i shpejtësisë është 50 km/h.
Një numër i madh ekipesh emergjence u mobilizuan, përfshirë disa autoambulanca, zjarrfikës nga zonat përreth, një helikopter shpëtimi ajror dhe një mjek urgjence. Njësia për mbështetje psikologjike e Shërbimit Kombëtar të Zjarrfikësve dhe Shpëtimit (CGDIS) ishte gjithashtu e pranishme.
Një zëdhënës i CGDIS konfirmoi të martën se në aksident nuk ishin të përfshirë persona të tjerë.
Tre kosovarë janë në mesin e pesë viktimave nga aksidenti në Luksemburg.
Një familjar i ka publikuar fotografitë e tre të vdekurve. Bëhet fjalë për Edonik Kastratin, Ukë dhe Ujkan Bajraktaraj.
Ai ka thënë se aksidenti ka ndodhur dje në ora 17:00.

“Me dhimbeje te thell ju njoftoje se dje rreth ors 17 ne Luxembourg Acidentalish humben jet 3 Engjullit Uka dhe Ujkani nipat e mi dhe djali i Tezakut Edonik Kastrati Allah ju shprblefte me Xhehnet e Motres tim Zoti ja letoft dhimbej dhe Dhondrrit Bajramit e Tezakt tim Zijas ju kujtojme per jet 3 Engjit e mi”, ka shkruar familjari.















