Shefi i Shtabit Qendror të VLEN-it, Adnan Azizi, përmes një statusi në rrjetin social Facebook ka bërë thirrje për mobilizim të qytetarëve shqiptarë në komunat ku VLEN garon në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale. Në Tetovë, Bogovinë, Dibër dhe Dollnen, Azizi nënvizon nevojën për pjesëmarrje masive për të siguruar fitoren e kandidatëve të VLEN-it.
Ai gjithashtu ftoi qytetarët e Strugës të mbështesin kandidatin e pavarur Mendi Qyrën, si dhe banorët e Studeniçanit të votojnë për kandidatin e pavarur Azem Sadiku.
“Le ta përmbyllim këtë fitore së bashku, me një zë për dinjitet, zhvillim dhe përfaqësim të vërtetë në çdo komunë,” ka shkruar Azizi.
Statusi i plotë:
Edhe 7 ditë na ndajnë nga fitorja historike!
Në këtë moment vendimtar, apelojmë te të gjithë qytetarët shqiptarë, aktivistët dhe përkrahësit tanë që në komunat ku jemi në balotazh -Tetovë, Bogovinë ,Dibër, Dollnen dhe Brvenicë – të dalin masivisht dhe të votojnë për kandidatët e VLEN-it.
Njëkohësisht, ftojmë qytetarët e Strugës ta mbështesin kandidaturën e pavarur të z. Mendi Qyrës, përfaqsues i denjë për gjithë Struganët, dhe banorët e Studeniçanit të mbështesin kandidaturën e pavarur të z. Azem Sadikut.
Le ta përmbyllim këtë fitore bashkë me një zë për dinjitet, zhvillim dhe përfaqësim të vërtetë në çdo komunë!
Shef i Shtabit Qendror,
Adnan Azizi















