Ballina Kronika Amerikani që vrau gruan pak muaj më parë në Shkodër, vetëvritet brenda...

Amerikani që vrau gruan pak muaj më parë në Shkodër, vetëvritet brenda burgut

Zgjidhni Tetova News si burim të preferuar në Google!
Zgjidh Tetova News në Google →

Amerikani Brendon Saporito, i cili vrau me thikë partneren Sandra Saporito, 54 vjeçe në Shkodër disa muaj më parë, është vetëvrarë sot në ambientet e IEVP Shkodër.

I paraburgosuri Brendon Saporito është gjetur i varur në dhomën e tij nga bashkëvuajtësit. Punonjësit e institucionit e kanë nxjerrë me shenja jete drejt urgjencës, ku stafi mjekësor i ka dhënë ndihmën e parë.

Pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme nga Spitali i Koplikut dhe përpjekjeve të stafit mjekësor, i paraburgosuri nuk ka arritur të mbijetojë.

Saporito, ndodhej në IEVP Shkodër për efekt të vendimit të Gjykatës Shkallës Parë Shkodër, e cila i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, i dyshuar për veprën penale “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”.

Ai u arrestua më 2 maj për vrasjen e gruas dhe ishte sjellë në institucion më 04.05.2025.