Ballina Aktualitet Anketa e CRPC: Bilall Kasami prin 2:1 ndaj Bajram Rexhepit, fitore pa...

Anketa e CRPC: Bilall Kasami prin 2:1 ndaj Bajram Rexhepit, fitore pa balotazh

Anketa e Qendrës për Hulumtime dhe Komunikime Politike (CRPC) për Komunën e Tetovës tregon një avantazh të madh të kryetarit aktual të komunës, Bilall Kasami, ndaj sfiduesit të tij nga BDI-ja, Bajram Rexhepi.

Sipas kësaj ankete, Bilall Kasami do ta votojnë 36,9% të të anketuarve, ndërsa Bajram Rexhepin 19,8%, një dallim prej 2:1 në favor të Kasamit.

Levica e Apasievit ka rejting prej 6,3%, ndërsa dy kandidatët e tjerë të partive maqedonase kanë rejting të papërfillshëm, brenda margjinës së gabimit.