Ballina Aktualitet Bilall Kasami viziton Renovën dhe GreenProdukt për të nxitur bizneset lokale në...

Bilall Kasami viziton Renovën dhe GreenProdukt për të nxitur bizneset lokale në Tetovë

Zgjidhni Tetova News si burim të preferuar në Google!
Zgjidh Tetova News në Google →

Kandidati i VLEN-it për kryetar të Tetovës, Bilall Kasami, në kuadër të fushatës për raundin e dytë të zgjedhjeve, vizitoi dy ndërmarrjet e rëndësishme lokale, Renova dhe GreenProdukt, për t’u njohur nga afër me investimet, proceset e punës dhe stafin.

Kasami vlerësoi kontributin e Renovës në prodhimin e materialeve ndërtimore dhe zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik që ka nisur që nga vitet ’90, duke e cilësuar si një shtyllë të rëndësishme të ekonomisë lokale. Ndërkohë, GreenProdukt u përmend si një shembull i industrisë ushqimore lokale, duke ofruar produkte të konservuara dhe përpunim të frutave dhe perimeve që ruajnë cilësinë dhe traditën.

“Si kryetar i Tetovës, përkushtimi im është të mbështes rritjen e bizneseve vendore, krijimin e vendeve të punës dhe bashkëpunimin për iniciativa që sjellin përfitime për familjet tona. Falënderoj pronarët dhe punonjësit për mikpritjen dhe angazhimin e tyre. Bashkë do të punojmë për një Tetovë më të fortë dhe më të zhvilluar,” deklaroi Kasami.