Ballina Aktualitet Dështon formimi i Qeverisë së re në Kosovë

Dështon formimi i Qeverisë së re në Kosovë

Albin Kurti ka dështuar për të marrë votat e nevojshme në Kuvend për formimin e Qeverisë së re të Kosovës.

Propozimi i mandatarit Albin Kurti për një mandat të ri katërvjecar nuk mori përkrahjen e nevojshme prej 61 votash në Kuvendin e Kosovës. Ai arriti të merrte vetëm 56 vota pro, ndërsa 52 deputetë të tjerë votuan kundër dhe 4 abstenuan.

Kryetari i Kuvendit, Dimal Basha, tha se tani përgjegjësia kalon sërish te presidentja Vjosa Osmani dhe mbylli punimet e seancës së sotshme.

Tashmë, presidentja Vjosa Osmani pritet të ftojë partitë e tjera dhe në rast se nuk ka një koalicion, atëhere Kosova pritet të shkojë në zgjedhje të reja.

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka prezantuar sot përbërjen e kabinetit të ri qeveritar, ndërsa në Kuvend ai nuk siguroi shumicën e nevojshme për formimin e Qeverisë “Kurti 3”.

Emrat e prezantuar nga Kurti:

Zëvendëskryeministër i parë dhe ministër i Punëve të Jashtme: Glauk Konjufca
Zëvendëskryeministre e dytë dhe ministre e Drejtësisë: Donika Gërvalla
Zëvendëskryeministër dhe minstër për Çështje të Pakicave: Fikrim Damka
Ministër i Financave dhe Ekonomisë: Hekuran Murati
Ministër për Familje dhe Mirëqenie Sociale: Andin Hoti
Ministër i Mbrojtjes: Ejup Maqedonci
Ministër i Brendshëm: Xhelal Sveçla
Ministër i Administratës Publike dhe Digjitalizimit: Lulzim Jagxhiu
Ministër i Shëndetësisë: Arben Vitia
Ministër i Arsimit dhe Shkencës: Avni Zogiani
Ministër i Kulturës dhe Turizmit: Fatmir Spahiu
Ministër i Sportit dhe Rinisë: Blerim Gashani
Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal: Rasim Demiri
Ministre e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor: Fitore Pacolli
Ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural: Armend Muja
Ministër i Infrastrukturës dhe Transportit: Dimal Basha
Ministre e Tregtisë, Industrisë dhe Integrimeve Evropiane: Mimoza Kusari
Ministre e Energjisë dhe Minierave: Artane Rizvanolli
Ministër për Komunitete dhe Kthim: Nenad Rashiq
Ministër për Zhvillim Rajonal: Sejnur Vejvoda