Riza Durmisi, ish-lojtar i Kombëtares së Danimarkës dhe pjesë e klubeve të njohura europiane si Lazio, Real Betis dhe Brøndby IF, ka folur me superlativa për talentin e ri tetovar, Lavdrim Kasami.

“Për ata që s’më njohin, jam Riza Durmisi, dikur futbollist profesionist në disa prej ligave më të forta në Europë. Arsyeja pse po flas sot është sepse dua të shpreh kënaqësinë dhe respektin për arritjet e një djaloshi që përfaqëson me dinjitet futbollin shqiptar – Lavdrim Kasamin,” – shprehet Durmisi.
Ai tregon se e ka parë Lavdrimin të luajë live dhe është mbetur thellësisht i impresionuar:
“E kam parë vetë në fushë dhe mund të them me bindje se ai është një talent i madh. Më ka bërë shumë përshtypje mënyra se si përdor të dyja këmbët njësoj mirë – kjo është diçka e rrallë, edhe te lojtarë me përvojë. Ka teknikë të pastër, inteligjencë loje dhe guxim. Është i qetë me topin dhe mendon si lojtar i pjekur.”

Për Durmishin, thirrja e Lavdrimit në Kombëtaren shqiptare U19 për ndeshjen ndaj Irlandës është vetëm fillimi:
“Është një sinjal i qartë se ky djalë po ecën në drejtimin e duhur. Ai luan për Shkëndijën e Tetovës, klub që përfaqëson krenarinë e mbarë shqiptarisë. Kam dëgjuar gjithashtu se ka interes nga një klub nordik dhe një mundësi prove në Itali – kjo është diçka shumë pozitive.”
Në fund, ish-lojtari i Lazios dhe Betisit dërgon një mesazh për klubet dhe federatën:
“Lavdrim Kasami është një emër që duhet ndjekur nga afër. Ai ka potencial për të qenë pjesë e së ardhmes së Kombëtares. Nëse i jepet besim, ai do të tregojë vlerën e vet me performancat në fushë.”

Lavdrimi është i biri i Kryetarit aktual, të Tetovës. Ne postimin e të atit, Bilal Kasami, me rastin e thirrjes së Lavdrimit në Kombëtaren U19, ka postuar këtë fotografi si dhuratë për fushatën që përmbyllet më 19 tetor, me pëlqimin për një tjetër yll të Kombëtares, Nedim Bajrami, që vjen nga Tetova e që shënoi dy gola, në ndeshjen me Jordaninë.

Name: Lavdrim
Surname: Kasami
Date of birth: 22.08.2008
Curent club: FC SHKËNDIJA Tetovo, North Macedonia
Language: Albanian (native), english (fluent)
Position: offensive midfielder
Playing with both legs
High: 1m 70cm
Weight: 63 kg
Place of birth: Terovo, North Macedonia
Marrë nga Konica















