Zgjidhni Tetova News si burim të preferuar në Google!
Zgjidh Tetova News në Google →
Sot zyrtarisht morëm mandatin si këshilltarë në Komunën e Tetovës. Mirënjohës pafund për qytetarët që e vlerësuan programin dhe ofertën tonë dhe na dhanë besimin për t’i përfaqësuar në Këshillin Komunal.
Të gjithë këshilltarët e VLEN-it, bashkë me kryetarin e Komunës Bilall Kasami, do të jenë në shërbim të qytetarëve, duke mbajtur llogari për fjalën e dhënë dhe premtimet e bëra.
I uroj të gjithë këshilltarët e rinj edhe nga listat tjera. Presim opozitë konstruktive brenda këshillit komunal dhe bashkëpunim në të mirën e interesit publik dhe të qytetarëve.















