Analisti Fatos Lubonja ishte mbrëmjen e sotme në Log. News24, teksa foli fillimisht mbi marrjen si e pandehur të zv.kryeministres Belinda Balluku për tenderin 50 milionë euro të tunelit të Llogarasë, nga ana e SPAK.
Lubonja thekson se me këtë akuzë për Ballukun, qeveria është e rënë moralisht.
Sakaq, shton se marrja e pandehur e zv.kryeministres e zhvesh lakuriq Ramën si kryeministër që nuk di gjë për korrupsion e vartësve të tij.
Fatos Lubonja: Është një ekuacion me shumë të panjohura. Çfarë qëndron prapa, prapaskenat, sa kontrollohet SPAK nga Rama. Ngre shumë pikëpyetje. Nga e ka marrë goditjen deri ku do shkojë? Gjëja e parë që mund të them, akuza ndaj Ballukut për 50 mln euro, njeriu 2 i Edi Ramës, në një farë mënyre e zhvesh fare lakuriq kryeministrin. Që marrin kumbulla këtej. Del dhe kjo, është too much.
Është e rënë qeveria moralisht. Pastaj si kjo moralja përkthehet në rënie pushteti janë relative. Ngre pyetjen kryesore, mirë kemi drejtësi sipas mendimit tim nëpërmjet Ballukut, nuk mendoj se 50 mln që i ka dhënë kompanisë turke i ka bërë në kokë të vet, pasi në Turqi kanë shkuar së bashku. Kemi të bëjmë me një korrupsion politik. Sarkozy u arrestua për gjëra të tilla tani.
Po thoja që ky akt nëse do shkojë deri në fund drejtësia te kryetari kemi drejtësi, nëse nuk shkon deri atje do kemi hamendje tona, a ja futi grupi Erion Veliaj Ballukut. Do ngelen të hapura këto ndjenja.















