Ballina Sport Milot Rashica drejt largimit nga Besiktas, kërkohet nga rivali në Superligën turke

Milot Rashica drejt largimit nga Besiktas, kërkohet nga rivali në Superligën turke

Sulmuesi Milot Rashica është afër të largohet nga Besiktas shkaku i minutazhës së ulët.

Ylli kosovar raportohet se do të mbetet në Superligën e Turqisë, me skuadrën e Trabzonsporit që ka shprehur interesim.

Sipas mediave turke, Rashica është një ndër lojtarët që Besiktasi ia ka treguar “derën” qysh në janar, ndërsa pritet të shesë disa nga lojtarët e huaj që mori këto dy vite.

Rashica ndërkohë pëlqehet shumë te Trabzonspor, skuadër kjo që në verë e huazoi Ernest Muçin po ashtu nga Besiktasi. Klubi po konsideron të tentojë një huazim të ngjashëm me opsion blerje në fundin e sezonit.