Ballina Sport Prapë s’ka minuta për Zhegrovën, Juventusi fiton ndaj Cagliarit falë Kenan Yildiz

Prapë s’ka minuta për Zhegrovën, Juventusi fiton ndaj Cagliarit falë Kenan Yildiz

Zgjidhni Tetova News si burim të preferuar në Google!
Zgjidh Tetova News në Google →

Juventusi e ka fituar përballjen me Cagliarin në kuadër të xhiros së 13-të në Serie A.

Heroi i “Bianconerëve” ishte Kenan Yildiz, i cili shënoi dygolësh në fitoren 2-1, ndërsa trajneri Luciano Spalletti sërish e la në stol Edon Zhegrovën, duke mos i dhënë asnjë minutë.

Cagliari realizoi një aksion të shkëlqyer, me Sebasitaino Espositon që shënoi nga afërsia pas asistimit të Palestra për ta zhbllokuar rezultatin (26’).

Sidoqoftë, qysh në aksionin tjetër – Kenan Yildiz me një goditje të fuqishme e barazoi rezultatin (27’).

Turku ishte sërish në qendër të vëmendjes kur u përkujdes për ta përmbysur rezultatin pas asistimit të Pierre Kalulu (45+1’).

Në pjesën e dytë, Juventusi prapë kishte rastet më të mira kur tentoi përmes Conceicaos dhe Koopmeiners por prapë larg finalizimit.

Befasia më e madhe ishte padyshim sërish lënia në stol e Zhegrovës, i cili para pak ditëve zhvilloi paraqitje solide për Juventusin në Ligën e Kampionëve.

Pas kësaj fitore, Juventus ngjitët në pozitën e shtatë me 23 pikë ndërsa Cagliari zë pozitën e 14-të me 11 sosh./Telegrafi