Ballina Kronika 20-vjeçarja rreh të dashurin e saj gjashtë vjet më të madh, ai...

20-vjeçarja rreh të dashurin e saj gjashtë vjet më të madh, ai kërkon ndihmën e policisë

Foto ilustruese

Një qytetar 26-vjeçar nga Shtipi ka raportuar një sulm fizik nga e dashura e tij, e cila është gjashtë vjet më e re se ai.

Siç njoftohet në buletinin e policisë, dje (09.01.2026) rreth orës 17:15, në SPB Shtip, një person i moshës 26-vjeçare nga Shtipi ka denoncuar se, në shtëpinë e tij, pas një grindjeje paraprake, është sulmuar fizikisht nga e dashura e tij me inicialet M.J. (20) nga rajoni i Shtipit.

Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të parashtrohet kallëzim përkatës./TetovaNews