Një 48-vjeçar nga Shkupi është gjetur i vdekur në një banesë në rrugën “Rajko Zhinzifov” në Shkup.
Siç njoftohet në buletinin policor, dje (09.01.2026) rreth orës 17:07 në SPB Shkup është raportuar se në një banesë në rrugën “Rajko Zhinzifov” është gjetur i pajetë A.M. (48) nga Shkupi.
Mjeku ka konstatuar vdekjen pa shenja të dukshme dhune, ndërsa me urdhër të prokurorit publik, trupi i të ndjerit është dërguar për autopsi./tn















