Më 11.01.2026 në ora 13:00 në rr. “Boro Vuliq” në Tetovë, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor për Sigurinë në Komunikacionin Rrugor Tetovë, kanë privuar nga liria personin Sh.M.(52) nga Tetova, pasi i njëjti është sjellë në mënyrë agresive ndaj tyre dhe i ka fyer gjatë kryerjes së detyrës zyrtare. Sh.M. është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit ndaj tij do të parashtrohet kallëzim përkatës.
……
Më 12.01.2026 në ora 01:20 në rr. “Iliria” pranë një pike karburanti në Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria personin L.B.(35) nga Tetova, pasi që gjatë kontrollit tek ai është gjetur dhe sekuestruar një mjet i mprehtë. Ai është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit do të përgatitet parashtresë përkatëse sipas nenit 80 të Ligjit për Armët.
……
Më 12.01.2026 në ora 00:20 në Spitalin Klinik të Tetovës, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria personin S.Q.(19) nga Shtipi. Ai është denoncuar nga dhëndri i tij L.D.(18) nga Shtipi me qëndrim të përkohshëm në Tetovë, se pas një debati verbal në shtëpinë e tij, i njëjti e ka sulmuar fizikisht. S.Q. është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit ndaj tij do të parashtrohet kallëzim përkatës.
……
Më 10.01.2026 në ora 21:10 në NjP Tearcë, N.N.(53) nga fshati Tearcë ka denoncuar se ka rënë zjarr në vikend shtëpinë e tij në fshatin Përcë. Nuk ka persona të lënduar, ndërsa zjarri është shuar vetë. Këqyrjen e vendit të ngjarjes e ka kryer ekipi i SPB Tetovë.
Dje (10.01.) në orën 23:30, në SPB Tetovë është denoncuar se dy punonjës të operatorit celular A1, të cilët ndodheshin mbi fshatin Llazaropole, në afërsi të stacionit bazë të operatorit, kishin mbetur të bllokuar në borë. Me personat nuk mund të vendosej kontakt për shkak të mungesës së rrjetit celular.
Menjëherë pas denoncimit, rasti i është përcjellë NjP Rostushë, pas së cilës u angazhuan pjesëtarë të Departamentit për Operacione Speciale Policore dhe Departamentit të Policisë së Uniformuar pranë MPB-së, si dhe pjesëtarë të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim. Me dy automjete terreni, të pajisura me saja bore dhe pajisje përkatëse shpëtimi, ekipet u drejtuan drejt vendit të ngjarjes.
Sot (11.01.) në orën 08:30, personat u gjetën dhe u nxorën me sukses në gjendje të mirë shëndetësore. Bëhet fjalë për personat G.N. (47) dhe M.M. (37), të dy nga Shkupi, të cilët lëviznin me automjet terreni të markës “VW Amarok” me targa të Shkupit.
Ata u gjetën në lokacionin e njohur si “Koritnik”, në afërsi të transmetuesit të rrjetit të A1, në atarin e fshatit Llazaropole.
…..
Më 10.01.2026 në orën 10:13, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë në bulevardin “Vidoje Smilevski Bato” në Tetovë kanë privuar nga liria personin S.Z. (36) nga fshati Bërvenicë. Gjatë ndërmarrjes së masave pas një aksidenti trafiku të ndodhur më parë, në të cilin ka marrë pjesë S.Z. me automjetin e udhëtarëve “BMW” me targa të Tetovës, është konstatuar se S.Z. ishte nën ndikimin e alkoolit, përkatësisht i janë matur 2.11 promilë alkool në gjak. Pas dokumentimit të rastit, ndaj tij do të vijojë parashtresa përkatëse sipas nenit 297a të Kodit Penal; “Drejtim i pakujdesshëm i automjetit motorik”.
……
Më 11.01.2026 në orën 00:00 në rr. “137” në Gostivar, zyrtarë policorë nga DPB Gostivar kanë privuar nga liria personin Z.S. (36) nga fshati Çegran i Gostivarit. Tek ai është gjetur dhe konfiskuar një lëndë pluhur e bardhë. Ai është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit, ndaj tij do të vijojë parashtresa përkatëse në lidhje me nenin 215 të Kodit Penal të RMV-së.
……
Më 10.01.2026 në orën 08:30 në SPB Tetovë, N.SH. (61) nga fshati Çellopek ka denoncuar se rreth orës 08:15 në bulevardin “Ilinden” në Tetovë, për shkak të një mosmarrëveshjeje në trafik, është sulmuar fizikisht nga një person. Po ndërmerren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.
……
Më 10.01.2026 në orën 20:00 në rr.”18 Nëntori” në Gostivar, zyrtarë policorë nga DPB Gostivar kanë privuar nga liria personin V.I. (36) nga fshati Çegran, i cili është denoncuar nga ish-bashkëshortja e tij se pasi kishte marrë djalin e tyre për t’u parë sipas Vendimit të Qendrës për Punë Sociale Tetovë, i njëjti e ka kërcënuar atë dhe familjen e saj. Ai është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit do t’i përgatitet parashtresa përkatëse.
……
Më 10.01.2026 në DPB Gostivar në orën 16:30, F.A. (28) nga fshati Dobërdoll, komuna e Vrapçishtit, ka denoncuar se ndërsa së bashku me anëtarë të tjerë të familjes së tij ndodheshin në objektin ndihmës – kuzhinë vere e shtëpisë në pronësi të tij, ka ardhur deri te shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm në atë mënyrë që një plumb i shkrepur nga armë zjarri ka goditur çatinë dhe më pas kanë vërejtur se në dhomë ka rënë një projektil. Këqyrjen e vendit të ngjarjes e ka kryer ekipi i DPB Gostivar, të cilët në dhomë kanë gjetur një projektil arme zjarri dhe i njëjti është marrë për procedurë të mëtejshme. Po ndërmerren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.
……
Më 11.10.2026 në orën 00:30 në SPB Tetovë, J.C. (24) nga Tetova, ka denoncuar se babai i tij A.C. (49), të cilin një ditë më parë në SPB Tetovë e kishte denoncuar dhe i njëjti ishte privuar nga liria për rrezikim të sigurisë gjatë dhunës në familje, pasi është lëshuar nga ambientet e SPB Tetovë, nuk është kthyer në shtëpi dhe është larguar në drejtim të panjohur. Po ndërmerren masa për gjetjen e personit.
……
Më 10.01.2026 në orën 22:30 në NjP Grupcin, personi R.S. (29) nga fshati Zhelinë ka denoncuar se ka shpërthyer zjarr në automjetin e udhëtarëve “BMW” me targa të Tetovës në pronësi të personit A.S. nga fshati Zhelinë, i cili ishte i parkuar në rrugë para shtëpisë së tij në fshatin Zhelinë. Denoncuesi ka ndërhyrë menjëherë dhe e ka lokalizuar vetë zjarrin. Vendi i ngjarjes është fotodokumentuar nga ekipi i këqyrjes pranë SPB Tetovë.
……
Më 10.01.2026 në orën 23:30 në NjP-Kamjan, V.T. (38) nga fshati Kamjan ka denoncuar se rreth orës 21:30, në një objekt hotelerik në qendër të fshatit, djali i saj i mitur 12-vjeçar është sulmuar fizikisht nga V.”pnj” (50), nga i njëjti fshat. Po ndërmerren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.
……
Më 11.01.2026 në orën 03:40 në NjP Çegran, A.M. (21) nga Kërçova ka denoncuar se po atë ditë rreth orës 02:00 në një arë në afërsi të pikës së pagesës Gostivar, në tendat e improvizuara ku qëndrojnë më shumë familje rome, ndërsa ishte në tendë së bashku me foshnjën, ka ardhur bashkëshorti i saj i jashmartesorë B.D. nga Velesi, i cili pas një debati verbal e ka sulmuar fizikisht. Po ndërmerren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.
Më 09.01.2026, rreth orës 20:00, zyrtarët policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria personin K.L. (26) dhe një të mitur 16-vjeçare, të dy nga Republika e Shqipërisë. Arrestimi erdhi pas denoncimit nga P.I. (34) nga Tetova, i cili raportoi se rreth orës 16:00, pas një zënke verbale për një automjet të parkuar “Volkswagen” me targa të Shqipërisë (të cilin e drejtonte K.L.), ai u sulmua nga K.L., i cili tentoi të përdorte një send të mprehtë, ndërsa e mitura e goditi me një send të fortë. Ata janë ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit do të ngrihet padi përkatëse.
……
Më 09.01.2026, në orën 17:30, zyrtarët policorë nga Stacioni Policor i Kamjanit, në qendër të fshatit Kamjan, kanë privuar nga liria personst M.K. (21) dhe A.S. (19), të dy nga fshati Bogovinë. Gjatë kontrollit u është gjetur dhe konfiskuar marijuanë. Ata janë mbajtur në stacionin policorë për procedime të mëtejshme.
……
Ndalimi i një personi të kërkuar me fletarrest
Më 09.01.2026, në orën 15:15, në rrugën “Shtipsks” në Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë arrestuar personin K.K. (44) nga Tetova. Ai kërkohej me urdhëresë gjyqësore për vuajtjen e dënimit me burg prej tre vjetësh për veprën penale “tregti e paligjshme dhe lëshim në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”. Personi është dërguar në burgun e Idrizovës.
……
Zjarri në një objekt gastronomik në Vrutok
Më 09.01.2026, në orën 18:00, në SPB Tetovë është raportuar një zjarr në kuzhinën e një objekti gastronomik në fshatin Vrutok, pronë e Z.S. (60). Nuk ka persona të lënduar, ndërsa zjarri është lokalizuar nga Njësia Territoriale Kundër Zjarrit në Gostivar. Kontrollin në vendngjarje e ka kryer ekipi i DPB Gostivar.
…..
Më 09.01.2026, në orën 23:30, zyrtarët policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria personin A.C. (49) nga Tetova, pas denoncimit nga djali i tij 24-vjeçar për dhunë në familje ndaj tij dhe anëtarëve të tjerë të familjes. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të përgaditet parashtresë përkatëse.
……
Më 10.01.2026, në orën 00:30, zyrtarët policorë të DPB Gostivar kanë arrestuar personin P.T. (52) nga fshati Bellovisht i gostivarit. Sipas denoncimit nga një grua 38-vjeçare, rreth orës 21:30, derisa ajo ndodhej në Qendrën Urgjente në Gostivar për t’u takuar me mjekun kujdestar, P.T. (i punësuar si sigurim privat në spital) e ka nxjerrë atë jashtë me forcë. Pas dokumentimit të rastit do të përgatitet parashtresë përkatëse.















