Ballina Kronika Ngjarje e rëndë në Shkup/ Përplasi këmbësoren dhe iku jashtë shtetit, policia...

Ngjarje e rëndë në Shkup/ Përplasi këmbësoren dhe iku jashtë shtetit, policia në kërkim të një shoferi 18-vjeçar dhe babait të tij, dy persona janë arrestuar si të dyshuar se i ndihmuan të arratiseshin

E përplasi për vdekje gruan në rrugën “Fronti Popullor (Naroden Front)” dhe u arratis nga shteti

Pas aksidentit fatal të trafikut në Shkup, policia është në kërkim të një shoferi 18-vjeçar dhe babait të tij, ndërsa dy persona janë arrestuar si të dyshuar për ndihmën që u dhanë që të arratisen.

Katër persona dyshohen për përfshirje në aksidentin e rëndë të komunikacionit që ndodhi dje në rrugën “Fronti Popullor (Naroden Front)” në Shkup, ku humbi jetën një grua 79-vjeçare, ndërsa shoferi që e përplasi për vdekje u largua nga vendi i ngjarjes.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 11:30, kur një automjet i tipit “Volkswagen Passat”, i drejtuar nga një 18-vjeçar nga Shkupi, e ka goditur gruan e moshuar, e cila ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra. Në vend që të ndalonte dhe t’i jepte ndihmë, shoferi është larguar nga vendi i aksidentit.

Pas një kërkimi intensiv, policia përmes sistemit “Qytet i Sigurt”, pamjeve nga objektet përreth dhe dëshmive të mbledhura, ka konstatuar se automjeti ishte në pronësi të babait të të dyshuarit. Vetura është gjetur para shtëpisë së tyre, ku është hasur një anëtar më i moshuar i familjes, i cili është shoqëruar për bisedë informative.

Hetimet kanë treguar se shoferi i ri dhe babai i tij, me ndihmën e edhe dy personave të tjerë, janë larguar nga shteti po atë ditë pas aksidentit. Dy personat që i kanë ndihmuar janë arrestuar dhe ndaj tyre është ngritur kallëzim penal për ndihmë në arratisje pas kryerjes së veprës penale.

Ndaj shoferit 18-vjeçar është ngritur kallëzim penal për vepër të rëndë penale kundër sigurisë në komunikacion dhe për mosdhënie ndihme personit të lënduar. Për të dhe për babain e tij është lëshuar fletarrestim, ndërsa policia po ndërmerr masa për lokalizimin dhe arrestimin e tyre.

Ndërkohë, janë gjetur dhe sekuestruar të dy automjetet – “Volkswagen”-i me të cilin është shkaktuar aksidenti fatal dhe “Mercedes”-i me të cilin të dyshuarit janë larguar nga shteti. Për rastin është njoftuar Prokuroria Themelore Publike, e cila po vazhdon procedurën hetimore./TN

ПОТЕРНИЦА ПО 18-ГОДИШНИОТ ВОЗАЧ И НЕГОВИОТ ТАТКО Ја усмрти жената на Народен фронт и избегал од државата
По смртоносната сообраќајна несреќа во Скопје, полицијата трага по 18-годишен возач и неговиот татко, додека две лица се приведени поради помагање во бегството.

Четири лица се осомничени за вмешаност во тешката сообраќајна несреќа што вчера се случи на улицата Народен фронт во Скопје, во која животот го загуби 79-годишна жена, а возачот што ја усмрти избега од местото на трагедијата.

Несреќата се случила околу 11:30 часот, кога патничко возило „фолксваген пасат“, управувано од 18-годишен скопјанец, удрило во повозрасната жена, која починала од здобиените повреди. Наместо да застане и да ѝ помогне, возачот го напуштил местото на настанот.

По интензивна потрага, полицијата преку системот „Безбеден град“, снимки од околните објекти и сведоштва, утврдила дека возилото е сопственост на таткото на осомничениот. Автомобилот бил пронајден пред нивниот дом, каде што бил затекнат постар член на семејството, кој бил приведен на разговор.

Истражувањето покажало дека младиот возач и неговиот татко, со помош на уште две лица, ја напуштиле државата истиот ден по несреќата. Двајцата помагачи се уапсени и против нив е поднесена кривична пријава поради помагање во бегство по извршено кривично дело.

Против 18-годишниот возач е поднесена кривична пријава за тешко кривично дело против безбедноста во сообраќајот и за неукажување помош на повредено лице. За него и за неговиот татко е распишана потерница, а полицијата презема мерки за нивно пронаоѓање.

Во меѓувреме, пронајдени се и одземени двете возила – „фолксвагенот“ со кој е усмртена жената и „мерцедесот“ со кој осомничените ја напуштиле државата. За случајот е известено Основното јавно обвинителство, кое ја продолжува постапката.