Ballina Kronika Kronika e zezë e Tetovës dhe Gostivarit (6 janar 2026)

Kronika e zezë e Tetovës dhe Gostivarit (6 janar 2026)

Më 05.01.2026, në ora 22:30, në rrugën “Murat Baftijari” në Tetovë, zyrtarët policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria personin A.I. (27) nga fshati Gajre. Ai ishte denoncuar se në një objekt hotelerik ka prishur rendin dhe qetësinë publike me sjellje agresive dhe duke thyer tavolinat e lokalit. Gjatë ndërhyrjes së policisë, A.I. ka vazhduar me sjellje agresive dhe ka sulmuar një zyrtar policor. Ai po mbahet në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit do të vijojë parashtresa përkatëse.
……
Më 05.01.2026, në ora 13:25, në DPB Gostivar është denoncuar se në një parking pranë udhëkryqit të rrugëve “Goce Dellçev” dhe “Vëllezërit Gjinovski”, është përfshirë nga zjarri automjeti “Golf” me targa të Gostivarit, pronë e Sh.B. (60) nga fshati Gradec. Nuk ka persona të lënduar, ndërsa zjarri është shuar nga Njësia Territoriale Kundër Zjarrit në Gostivar. Ekspertizën në vendngjarje e ka kryer ekipi i DPB Gostivar.
……
Më 06.01.2025 në ora 00:45, në Stacionin Policor të Gallatë, personi A.S. (40) nga fshati Debresh ka denoncuar se rreth orës 23:10 të ditës paraprake, në një sallon lojërash në fshatin Debreshë, djali i tij i mitur është sulmuar fizikisht nga një i mitur tjetër nga i njëjti fshat. Po merren masa për zbardhjen e rastit.
……
Më 05.01.2026, në ora 16:05, në DPB Gostivar është raportuar se në rrugën rajonale Gostivar-Gradec (lagjja Mllaki), automjeti ,,Mercedes” me targa të Gostivarit, i drejtuar nga S.J. (46) nga Vrapçishti, ka goditur këmbësorin B.S. (69) nga Gostivari. Këmbësori ka pësuar lëndime të rënda trupore, të cilat janë konfirmuar në Qendrën Medicinale në Gostivar. Inspektimi i vendit të ngjarjes është kryer nga ekipi i DPB Gostivar.
……
Më 06.01.2026, në ora 01:00, në SPB Tetovë, personi A.D. (29) nga fshati Xhepçisht ka denoncuar se nga një plac ku para dy muajsh kishte lënë automjetin “BMW” me targa të Tetovës për ta shitur, makina është marrë nga një person femër e panjohur. Po merren masa për zbardhjen e rastit.

Më datë 04.01.2026 në ora 23:20, në rrugën lokale nga fshati Kamjan drejt fshatit Sedllarcë e Epërme të Tetovës, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor i Kamjanit kanë privuar nga liria personat A.T. (29) dhe Sh.S. (29), të dy nga fshati Sedllarcë e Epërme. Ata ndodheshin në një automjet udhëtarësh “Audi” me targa të Tetovës, të drejtuar nga A.T., ku gjatë kontrollit iu gjet dhe iu sekuestrua marihuanë. Personat janë ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit do të dorëzohet parashtresë përkatëse.

Sot (05.01.2026) në ora 08.50) në bulevardin ,,Goce Dellçev,, në Gostivar, zyrtarët policorë të DPB Gostivar, kanë privuar nga liria personin F.I.(35) nga f.Vrutok i Gostivarit. Ai dyshohet se gjatë orëve të mëngjesit, ka kryer vjedhje në kishën ,,Shën Maria e Virgjër,, në Gostivar, ku ka vjedhur para. Tek ai janë gjetur dhe konfiskuar pjesë nga paratë e vjedhura. I njëjti është ndaluar në stacionin policorë dhe pas dokumentimit të rastit kundër tij do të përgaditet parashtresë përkatëse.

                                               ……

Më datë 05.01.2026 në ora 00:10 në fshatin Tearcë të Tetovës, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor i Tearcës kanë arrestuar personin L.A. (33) nga fshati Përshevcë i Tetovës. Ai kërkohej me urdhër gjyqësor për vuajtjen e dënimit me burg për vepër penale të kryer sipas nenit 297 të Kodit Penal. Personi është dërguar në Institucionin Ndëshkues-Përmirësues – Burgu i Tetovës për vuajtjen e dënimit.

                                             ……

Më datë 04.01.2026 në ora 08:45, në SPB Tetovë është raportuar se në fshatin Gajre të Tetovës ka rënë zjarr gjatë lëvizjes në automjetin “Mercedes” me targa gjermane, i drejtuar nga A.I. (27) nga fshati Gajre. Nuk ka persona të lënduar, ndërsa zjarri është shuar nga ekipi i Njësisë Territoriale Kundër Zjarrit në Tetovë. Këqyrjen e vendit të ngjarjes e ka kryer ekipi i SPB Tetovë.

                                                         ……

Më datë 04.01.2026 në ora 23:40, në rrugën “Ilinden” në Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë arrestuar personin S.Z. (25) nga fshati Orashje i Tetovës, pasi ka prishur rendin dhe qetësinë publike me bërtitje, fyerje dhe sjellje të pahijshme. Ai është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit, ndaj tij do të vijojë parashtresë përkatëse.

Kronika e zezë e Tetovës dhe Gostivarit (3 janar 2026) – Tetova News