Njoftimet nga SPB-Tetovë
Më 02.01.2026, në ora 15:50 në SPB Gostivar është raportuar një aksident komunikacioni në rrugën rajonale Mavrovë-Dibër, në të cilin automjeti i udhëtarëve “Volkswagen Bora” me targa të Gostivarit, ka humbur kontrollin dhe ka rënë në lumin Radika. Nga aksidenti kanë humbur jetën A.F. dhe M.F. nga fshati Vidushë e Gostivarit. Sipas udhëzimeve të prokurorit publik, automjeti do të ndalohet në Stacionin Policor të Gostivarit për kontroll të jashtëzakonshëm teknik, ndërsa trupat e të vdekurve do të dërgohen për obduksion. Po ndërmerren masa për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

Më 02.01.2026, në ora 13:00, në Stacionin Policor të Zherovjanit, E.A. (58) nga fshati Radiovcë, komuna e Bërvenicës, ka raportuar se rreth orës 12:40 në fshatin Radiovcë është sulmuar fizikisht nga M.B. derisa ishte duke kryer detyrat e punës si punonjës i EVN Maqedoni. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë parashtresa përkatëse.
……
Më 02.01.2026 në ora 16:15 në DPB Gostivar, B.A. (53) nga Gostivari ka raportuar se rreth orës 14:30 në rr. “Ivo Lola Ribar” në Gostivar, pas një mosmarrëveshjeje paraprake në trafik, është sulmuar fizikisht nga një person. Po ndërmerren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.
……
Më 02.01.2026 në ora 17:45 në fshatin Strimnicë të Tetovës, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor i Grupçinit kanë arrestuar F.B. (34) nga ky fshat, duke vepruar sipas një raportimi paraprak se rreth orës 10:00 në ambientet e komunës së Zhelinës, me një mjet të mprehtë ka kërcënuar B.S. (40) nga fshati Kopançindoll, kryetar i komunës së Zhelinës. Ai është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të paraqitet kallëzim përkatës.
……
Më 02.01.2026 në ora 18:25 në SPB Tetovë është raportuar se ka rënë zjarr në një objekt ndihmës në oborrin e një shtëpie, pronë e I.J. (68) nga fshati Pirok, komuna e Bogovinës. Nuk ka persona të lënduar, ndërsa ekipi i Njësisë Territoriale Kundër Zjarrit Tetovë ka shuar zjarrin. Këqyrja e vendit të ngjarjes është kryer nga ekipi i SPB Tetovë.
…..
Më 02.01.2026 në ora 21:30 në DPB Gostivar, S.D. (38) nga Gostivari ka raportuar se rreth orës 18:30 është sulmuar fizikisht nga një person. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
…….
Më 02.01.2026 në ora 21:45 para një objekti hotelier në fshatin Negotinë të Gostivarit, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor i Galatës kanë ndaluar personin D.A. (44) nga fshati Negotinë, sepse është sjellë në mënyrë agresive ndaj zyrtarëve policorë derisa ata po kryenin veprime zyrtare. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë parashtresa përkatëse.
…..
Më 03.01.2026 në ora 02:00 në Departamentin Policor të Grupçinit, A.D. (30) nga fshati Trebosh, komuna e Zhelinës, ka raportuar se në rrugën Trebosh-Tetovë, ai dhe bashkëshortja e tij janë sulmuar fizikisht nga B.F. nga i njëjti fshat. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë parashtresa përkatëse.
……
Më 03.01.2026 në ora 02:35 në DPB Gostivar është raportuar se në rr. “Ilinden” në Gostivar, automjeti i pasagjerëve “BMW” me targa të Gostivarit, i drejtuar nga L.B. (27) nga fshati Gradec, komuna e Vrapçishtit, ka goditur një automjet të parkuar “Mercedes” me targa të Gostivarit, i parkuar nga E.S. (19) nga fshati Zdunjë e Gostivarit. Në aksident lëndime të rënda trupore ka pësuar pasagjeri i tij V.A. (27) nga fshati Gradec, ndërsa lëndime trupore kanë pësuar shoferi dhe pasagjeri tjetër N.I. (37) nga fshati Gradec, të konstatuara në Qendrën Mjekësore Gostivar. Këqyrja e vendit të ngjarjes është kryer nga ekipi i DPB Gostivar.
…….
Më 03.01.2026 në ora 04:10 në SPB Tetovë është raportuar se në rr. “Shtipska” në Tetovë ka rënë zjarr në një automjet “Volkswagen Golf” me targa të Tetovës, pronë e A.L. (31) nga Tetova. Nuk ka persona të lënduar, ndërsa zjarri është lokalizuar nga ekipi i Njësisë Territoriale Kundër Zjarrit Tetovë. Këqyrja e vendit të ngjarjes është kryer nga ekipi i SPB Tetovë.
……
Më 02.01.2026 në ora 15:36 në DPB Gostivar është raportuar se në rrugën rajonale Hanet e Mavrovës – Dibër, automjeti “Volkswagen Bora” me targa të Gostivarit, i drejtuar nga A.F. (56) nga fshati Vidushë, komuna e Mavrovës dhe Rostushës, ka dalë nga rruga dhe ka rënë në lumin Radika. Në aksident, nga lëndimet e marra, shoferi dhe pasagjerja e tij M.F. (56) nga fshati Vidushë kanë ndërruar jetë në vendin e ngjarjes. Mjeku i Ndihmës së Shpejtë ka konstatuar vdekjen, ndërsa sipas udhëzimeve të prokurorit publik, automjeti është mbajtur në stacionin policor për kontroll të jashtëzakonshëm teknik dhe trupat e të ndjerëve janë dërguar për obduksion. Këqyrja e vendit të ngjarjes është kryer nga ekipi i DPB Gostivar.
Më 02.01.2026 në ora 01:15 në rrugën “Ilinden” në Gostivar dhe në fshatin Çajlë të Gostivarit, zyrtarë policorë nga DPB Gostivar kanë arrestuar personat J.Z. (27) nga fshati Banjicë e Poshtme dhe H.A. (31) nga Gostivari, pasi tek ata u gjetën dhe u sekuestruan kokainë dhe marihuanë. Pas dokumentimit të plotë të rasteve, do të përgaditen parashtresat përkatëse.
……
Më 01.01.2026 në ora 17:45 në pikën e pagesës rrugore në autostradën Tetovë-Gostivar, zyrtarë policorë nga DPB Gostivar kanë arrestuar personin I.A. (31) nga fshati Çellopek i Tetovës. Gjatë kontrollit me radar është konstatuar se ai po drejtonte mjetin tip “Volkswagen Golf” me targa të Tetovës me shpejtësi prej 151 kilometrash në orë në vendin ku shpejtësia maksimale e lejuar është e kufizuar në 80 kilometra në orë. Pas dokumentimit të plotë të ngjarjes, ndaj tij do të ngrihet padi sipas nenit 297-a të Kodit Penal – “drejtim i pakujdesshëm i mjetit motorik”.
……
Më 01.01.2026 në ora 16:20 në SPB Tetovë, një grua 39-vjeçare nga Tetova ka denoncuar se është mashtruar për shumën prej 280 eurosh nga personi A.K. nga Serbia. Sipas denoncimit, personi e ka kontaktuar në një aplikacion celular dhe i ka thënë se dëshiron të dhurojë një shumë të caktuar parash si ndihmë për fëmijën e saj, i cili ndjek logopedin, por paraprakisht ajo duhej t’i dërgonte 280 euro si garanci përmes transfertave të shpejta të parave. Siç është denoncuar, pasi ajo e ka bërë këtë, personi ka kërkuar edhe më shumë para, pas së cilës ajo ka kuptuar se ishte mashtruar. Po merren masa për zbardhjen e rastit.
……
Më 01.01.2026 në ora 19:50 në SPB Tetovë, një grua 43-vjeçare nga një fshat i Tetovës ka denoncuar se ish-partneri i saj E.D. (30) nga një fshat i Gostivarit e ka ndjekur dhe shqetësuar për një periudhë të gjatë kohore, ndërsa më 28.12.2025 e ka sulmuar fizikisht dhe ka drejtuar kërcënime ndaj saj dhe familjes së saj. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë kallëzimi përkatës.
……
Më 01.01.2025 në ora 15:00, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë ndaluar personin B.P. (47) nga një fshat i Tetovës, duke vepruar sipas një denoncimi paraprak se më 31.12.2025 rreth orës 18:20 në shtëpinë familjare ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij 45-vjeçare. Ai është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit ndaj tij do të vijojë parashtresa përkatëse.
Më 31.12.2025 në ora 13:00 në Gostivar, zyrtarë policorë nga Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar kanë arrestuar personin R.M. (61) nga Gostivari, duke vepruar sipas një denoncimi paraprak se ai kishte sulmuar fizikisht vëllain e tij 64-vjeçar. Ai është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit do të përgatitet parashtresa përkatëse.
……
Më 31.12.2025 në ora 20:15 në Sektorin e Punëve të Brendshme Tetovë, personi A.A. nga fshati Rakovec ka denoncuar se rreth orës 19:30 në fshatin Rakovec, djali i tij A.A. (25) është sulmuar fizikisht nga A.A. nga i njëjti fshat. Po ndërmerren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.
……
Më 31.12.2025, në periudhën nga ora 16:30 deri në 22:00, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë në Sheshin e Qytetit në Tetovë kanë arrestuar personat B.A. (50) nga Tetova, H.M. (55) nga fshati Çellopek dhe Xh.D. (22) nga fshati Sellcë. Ndërkaq, në Sheshin e Qytetit në Gostivar, zyrtarë policorë nga DPB Gostivar kanë privuar nga liria personat S.H. (41), M.H. (44), B.H. (53) dhe Xh.N. (36), të gjithë nga Gostivari. Ata janë kapur duke shitur mjete piroteknike, ku u është gjetur dhe konfiskuar një sasi e madhe mjetesh piroteknike. Personat janë ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rasteve, ndaj tyre do të ngrihen padi përkatëse.
……
Më 31.12.2025 në ora 18:20 në SPB Tetovë, një grua 45-vjeçare nga një fshat i Tetovës ka denoncuar se në shtëpinë familjare është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj B.P., i cili e ka kërcënuar edhe me një mjet të mprehtë. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
……
Më 31.12.2025 në ora 20:45 në SPB Tetovë, personi N.M. (34) nga fshati Sllatinë e Tetovës, ka denoncuar se rreth orës 17:35 pranë parkut në rrugën “Boris Kidriç” në Tetovë është sulmuar fizikisht nga disa persona. Po ndërmerren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.
…….
Më 01.01.2026 në ora 00:20 në një objekt hotelerie në rr. “JNA” në Gostivar, zyrtarë policorë nga DPB Gostivar kanë arrestuar personin V.A. (21) nga Gostivari, sepse ka sulmuar një zyrtar policor i cili po kryente detyrën zyrtare. Paraprakisht, rreth orës 23:50 në objektin hotelerik është ndaluar edhe një 17-vjeçar nga Gjermania, i cili pasi u sulmua fizikisht nga E.I. (33) nga Gostivari, ka shtënë disa herë brenda objektit me një pistoletë me gaz “Walter”. Të miturit i është konfiskuar pistoleta dhe një karikator me një plumb. Këqyrjen e vendit të ngjarjes e ka kryer ekipi i DPB Gostivar.
…….
Më 01.01.2026 në ora 00:54 në Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë arrestuar personin A.Z. (19) nga fshati Poroj i Tetovës. Paraprakisht, në rr. “Ivo Ribar Lolla” në Tetovë, ai me automjetin “Volkswagen Golf” me targa të Tetovës ka goditur skajorin e rrugës, ndërsa gjatë ndërmarrjes së masave është konstatuar se ishte nën ndikimin e alkoolit, përkatësisht i janë matur 1.68 promilë alkool në gjak. Më vonë, në Spitalin Klinik të Tetovës, ai ka sulmuar fizikisht zyrtarët policorë gjatë kryerjes së detyrës. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngrihet padi sipas nenit 297-a të Kodit Penal – “drejtim i pakujdesshëm i automjetit”.
…….
Më 01.01.2026 në ora 01:50 në SPB Tetovë është denoncuar se në rr. “Vëllezërit Miladinov” në Tetovë, automjeti “Volkswagen Golf” me targa të Tetovës, i drejtuar nga A.M. (22) nga fshati Shemshovë, komuna e Jegunocit, ka dalë nga rruga. Në aksident lëndime të rënda trupore kanë pësuar shoferi A.M. dhe pasagjerja e tij 17-vjeçare Q.S. nga fshati Lubin, komuna e Sarajit, të konstatuara në Spitalin Klinik të Tetovës. Këqyrja është kryer nga ekipi i SPB Tetovë.
……
Më 01.01.2026 në ora 04:30 në DPB Gostivar, nga Qendra Urgjente-Gostivar është denoncuar se për ndihmë mjekësore kanë arrestuar Z.M. (51) nga Gostivari, i cili është sulmuar fizikisht në një objekt hotelerie në Gostivar. Sipas denoncimit, pas një debati të shkurtër në objekt me persona të tjerë, ai është sulmuar fizikisht nga pronari i objektit, i cili më pas e ka dëbuar jashtë. Po ndërmerren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.
Kronika e Tetovës dhe Gostivarit (dhjetor, nëntor, tetor, shtator 2025)















