Ballina Aktualitet PAMJET/ Durrësi nën ujë, reshjet intensive vështirësojnë qarkullimin! Evakuohen 8 familje

PAMJET/ Durrësi nën ujë, reshjet intensive vështirësojnë qarkullimin! Evakuohen 8 familje

Durrësi është përfshirë nga përmbytje të shumta si pasojë e reshjeve intensive të shiut që kanë rënë gjatë orëve të fundit.

Situata më problematike paraqitet në disa lagje të qytetit, ku rrugët janë mbuluar nga uji, duke vështirësuar ndjeshëm qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve.

Në disa akse rrugore uji është grumbulluar dhe ka arritur deri në 50 centimetër.

Reshjet e dendura kanë shkaktuar probleme edhe në institucionet publike, ku raportohet se është përmbytur edhe burgu i Durrësit.

Tetova News në YouTube:

Si pasojë e situatës së rënduar, 8 familje janë evakuuar nga banesat e tyre, për shkak të rrezikut nga uji dhe dëmtimet e mundshme.

Ndërkohë autoritetet kanë njoftuar se shkollat, kopshtet dhe çerdhet do të jenë pushim.