Ballina Bota Paralajmërim nga Ambasada e Indisë në Teheran: Shtetasit indianë të largohen menjëherë...

Paralajmërim nga Ambasada e Indisë në Teheran: Shtetasit indianë të largohen menjëherë nga Irani

Ambasada e Indisë në Teheran, të mërkurën, ka lëshuar një njoftim urgjent duke u bërë thirrje të gjithë shtetasve indianë që ndodhen në Iran të largohen nga territori i këtij vendi sa më shpejt që të jetë e mundur, duke shfrytëzuar të gjitha mundësitë e disponueshme, përfshirë fluturimet komerciale.

Në këtë njoftim, ambasada u ka kërkuar qytetarëve indianë dhe personave me origjinë indiane të tregojnë kujdes maksimal dhe të shmangin në mënyrë strikte zonat ku po zhvillohen protesta dhe demonstrata. Gjithashtu, theksohet rëndësia e mbajtjes së kontaktit të vazhdueshëm me përfaqësinë diplomatike indiane dhe ndjekja e zhvillimeve përmes mediave lokale.

Në mesazhin e ambasadës thuhet gjithashtu:
“Bazuar në rekomandimin e mëparshëm të Qeverisë së Indisë të datës 5 janar 2025 dhe duke marrë parasysh situatën në zhvillim në Iran, u këshillohet shtetasve indianë që ndodhen në këtë vend – përfshirë studentët, pelegrinët, biznesmenët dhe turistët – që të largohen nga Irani.”