Policia jep detaje për zjarrin në një banesë në Tetovë, i cili shkaktoi një viktimë dhe një të dëmtuar rëndë
Më 13.01.2026, në ora 19:20, në SPB Tetovë është denoncuar se në rrugën “180” në Tetovë është përfshirë nga zjarri një banesë, pronë e personit me inicialet O.S. (76) nga Tetova, i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje. Mjeku ka konstatuar vdekjen, ndërsa lëndime nga djegiet ka pësuar djali i tij M.S. (51) nga Tetova, gjatë përpjekjes për të shuar zjarrin. Me automjet të Ndihmës së Shpejtë Mjekësore ai është dërguar në Spitalin Klinik të Tetovës për ndihmë mjekësore. Zjarri është shuar nga Njësia Territoriale Kundër Zjarrit e Tetovës. Këqyrja e vendit të ngjarjes është kryer nga prokurori publik dhe grupi hetimor nga SPB Tetovë.















