Pas një ataku kardiak është ndarë nga jeta stomatologu i njohur nga Bogovina e Tetovës, Dr. dent. Lulzim Iseni. Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët dhe Shoqata AVFI Bogovinë në Zvicër, transmeton Tetova News.
Varrimi do të bëhet më datë 18.02 (e mërkurë), pas namazit të drekës, në varrezat e fshatit Bogovinë.

Me dhimbje të thellë njoftojmë se pas një sulmi kardiak u nda nga jeta Djali i dajës Babit : Lulzim Iseni .
Ai do të kujtohet gjithmonë për zemrën e tij të madhe, fjalën e ngrohtë dhe dashurinë që ua fali pa kursim familjes dhe miqve. Largimi i tij i papritur na ka lënë një zbrazëti të madhe, por kujtimet dhe vlerat që na la pas do të jetojnë përgjithmonë në zemrat tona.
Varrimi i të ndjerit bëhet nesër pas namazit të drekës.
Zoti e mëshiroftë dhe e shpërbleftë me Xhennetul Firdeaus , familjës dhe të tjerët që e njohen Zoti ju falt shëndet dhe Sabër.!/Adis Haliti

E nderuara familje Iseni,
Me hidhërim të thellë mësuam lajmin, më 17 shkurt 2026, për ndarjen nga jeta të bashkëfshatarit, vëllait dhe stomatologut tonë të dashur, Dr. dent. Lulzim Iseni, si pasojë e një ataku kardiak.
Me këtë rast, na lejoni, që në emrin tonë të Shoqatës AVFI Bogovinë, në Zvicër, t’ju shprehim ngushëllimet tona më të afërta.
Ai do të mbetet gjithmonë i paharruar në kujtimet tona si një mik i çmuar dhe një njeri i dashur, i cili ka dhënë kontribut të madh edhe si stomatolog, duke qenë gjithmonë i gatshëm të ndihmojë në çdo nevojë të fshatit tonë.
„ Të Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi “
Allahu e shpërbleft me Xhenet, kurse familjes Allahu ju dhashtë sabrin.
Me dhimbje e pikëllim,
Shoqata AVFI Bogovinë, Zvicër
🕊️ Njoftim mortor
Me dhimbje të thellë njoftojmë familjarë, miq dhe dashamirë se sot ndërroi jetë i dashuri ynë, babai ynë i shtrenjtë
Lulzim Iseni,
papritur, si pasojë e një ataku kardiak.
Varrimi do të bëhet më datë 18.02 (e merkure) , pas namazit te drekes, në varrezat e fshatit Bogovine.
Dhimbja është e madhe, por kujtimi dhe dashuria për të do të mbeten të përjetshme në zemrat tona.
U prefsh ne paqe
LAMTUMIRE BABI















