Ermal Azizaj, vëllai i Dashuri Rrapaj, 75 vjeçe, e cila u vra dje me armë nga bashkëshorti Shefit Rrapaj, ka dhënë një rrëfim të dhimbshëm për kamerat, duke treguar momentet pas ngjarjes dhe sjelljen e dhunshme të burrit të motrës së tij.
“Më bie telefoni në drekë, por nuk e hapa për momentin. Nuk po rrija dot, mora telefonin, ishte nipi. Më thotë: “E ka vrarë, kanë vdekur të dy daje.” Mora vëllain e madh në telefon, për ta shpëtuar mos e gjenim gjallë. Nuk na la policia të hynim brenda.
Ai ka qenë problematik. 50 vjet motra jonë ka qenë gjithmonë mbulesë. Kishte hijen e prindit të rëndë. Para 10 ditësh Shefiti e denoncoi në polici djalin e tij, pse mbolli patate në tokën e tij. Ai ka qenë problematik.
Unë kam jetuar në Greqi. Nuk na është ankuar. Ka qenë burri i dhunshëm, por nuk e mendonim deri këtu. Para 20 vitesh ka tentuar vetëvrasjen. Në mars 2006 tentoi të vriste veten me armë.
Ne kemi marrë motrën tonë, do e varrosim ku kemi nën dhe babain, të jetë në mes të luleve. Për atë nuk më intereson fare, ta groposin në kanalin më të thellë”, shprehet vëllai”, tha ai./vizionplus.tv















