Bashkësia Fetare Islame ka njoftuar me pikëllim për ndarjen nga jeta të haxhiut Adnan Arifi nga fshati Pirok, i lindur në vitin 1967, i cili ka ndërruar jetë papritur pas kryerjes së obligimit të shenjtë të haxhit. Sipas njoftimit, i ndjeri është varrosur në Mekë, pas dakordimit me familjarët.

NJOFTIM NGUSHËLLIMI
Me pikëllim të thellë njoftojmë se pas kryerjes së obligimit të shenjtë të haxhit, ka ndërruar jetë papritur haxhiu Adnan Arifi nga fshati Pirok, i lindur në vitin 1967.
Pas dakordimit me familjarët, i ndjeri është varrosur në varrezat e Mekës, në tokën e bekuar ku zemrat e besimtarëve drejtohen me mall e lutje.
Lusim Allahun e Madhëruar ta mëshirojë me mëshirën e Tij të pafundme, ta pranojë haxhin e tij dhe ta bëjë prej banorëve të Xhenetit. Familjes, të afërmve dhe gjithë besimtarëve u shprehim ngushëllimet më të sinqerta, duke lutur Allahun t’u dhurojë durim dhe forcë në këto çaste të rënda.
Inna lillahi ve inna ilejhi raxhiun.

Me pikëllim të thellë dhe zemra të thyera, njoftojmë familjarët, miqtë dhe të gjithë dashamirët se djali i mixhës sonë, Adnan Arifi, është ndarë nga kjo botë gjatë kryerjes së Haxhit.
Ai u nis drejt Shtëpisë së Allahut me iman në zemër dhe në atë vend të bekuar ia dorëzoi shpirtin Krijuesit të Tij.
Dhimbja për humbjen e tij është e madhe, por ngushëllimi ynë mbetet se ai ndërroi jetë në vendin më të shenjtë, në një rrugëtim të bekuar.
Lusim Allahun e Madhëruar ta mbulojë me mëshirën e Tij, t’ia falë të gjitha gjynahet, t’ia ndriçojë varrin dhe ta bëjë banor të Xhenetit Firdeaus.
Varimi bëhet sot në Haxh.
Prehu në paqe i dashuri jone Adnan. Kujtimi dhe buzëqeshja jote do të jetojnë përgjithmonë në zemrat tona
Çdo shpirt do ta shijojë vdekjen, e pastaj te Ne do të ktheheni.”
Të nderuar bashkëfshatarë dhe xhemat,
Me zemër të rënduar ju njoftojmë se jeta e kësaj bote u përmbyll papritur për njeriun tonë të dashur, haxhiun Adnan Arifi (1967). Shpirti i tij ndërroi jetë në vendin më të pastër, në Mekën e Bekuar, pikërisht pasi kreu me sukses ritet e shenjta të Haxhit.
Në mirëkuptim të plotë me familjarët, trupi i tij u varros në varrezat e Mekës, aty ku prehen besimtarët nga mbarë bota.
I lutemi Zotit të Madhërishëm që udhëtimin e tij të fundit ta shpërblejë me pranimin e Haxhit, t’ia falë gabimet dhe ta gradojë me Xhenet. Familjes Arifi dhe gjithë rrethit tonë shoqëror e farefisnor u shprehim ngushëllimet më të thella, duke kërkuar nga Allahu që t’u zbresë durim në këto ditë të vështira/XhamiaPirok

“Ne jemi të Allahut dhe te Ai do të kthehemi.”
TELEGRAM NGUSHËLLIMI
Me pikëllim të thellë njoftojmë se pas kryerjes së obligimit të shenjtë të haxhit, ka ndërruar jetë papritur haxhiu Adnan Arifi nga fshati Pirok, i lindur në vitin 1967.
Pas dakordimit me familjarët, i ndjeri është varrosur në varrezat e Mekës, në tokën e bekuar ku zemrat e besimtarëve drejtohen me mall e lutje.
Lusim Allahun e Madhëruar ta mëshirojë me mëshirën e Tij të pafundme, ta pranojë haxhin e tij dhe ta bëjë prej banorëve të Xhenetit.
Familjes, të afërmve dhe gjithë besimtarëve u shprehim ngushëllimet më të sinqerta, duke lutur Allahun t’u dhurojë durim dhe forcë në këto çaste të rënda.

REISUL ULEMA NGUSHËLLON FAMILJEN ARIFI NGA PIROKU ME RASTIN E NDËRIMIT JETË TË HAXHI ADNAN ARIFIT NË MEKË
Me zemër të thyer dhe pikëllim të thellë morëm lajmin e ndarjes së papritur nga kjo botë të haxhiut Adnan Arifi nga fshati Pirok, i lindur në vitin 1967, i cili ndërroi jetë pas kryerjes së obligimit të shenjtë të haxhit.
I ndjeri u largua nga kjo botë në ditët më të bekuara dhe në vendin më të shenjtë për zemrat e besimtarëve – në Mekën e Bekuar, pranë Qabesë së Shenjtë, aty ku miliona zemra derdhin lot lutjeje dhe përkulen me përulësi para Allahut të Madhëruar. Pas dakordimit me familjarët, ai u varros në tokën e bekuar të Mekës, duke mbetur përgjithmonë pranë vendeve të shenjta që aq shumë i deshi dhe i ëndërroi.
Sa i rëndë është ky lajm për familjen, të afërmit, miqtë dhe gjithë ata që e njohën! Një ndarje që lë boshllëk në zemra, lot në sy dhe dhimbje që fjalët vështirë mund ta përshkruajnë. Por mbetet ngushëllim fakti se Allahu e zgjodhi që çastet e fundit të jetës t’i kalojë si haxhi, në vendin më të shenjtë mbi tokë.
Lusim Allahun e Madhëruar ta mbulojë me mëshirën e Tij të pafundme, t’ia pranojë haxhin, lutjet dhe gjithë veprat e mira, ta ndriçojë varrin e tij dhe ta bëjë prej banorëve të Xhenetit Firdeus.
Familjes Arifi, farefisit, miqve dhe gjithë besimtarëve u shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta, duke lutur Allahun Fuqiplotë t’u japë sabër, forcë dhe zemër të qëndrueshme në përballimin e kësaj dhimbjeje të madhe, duke besuar nē caktimin e Allahut Fuqiplotë dhe bindjen e fuqishme se ne jemo të Allahut dhe tek aibdo të kthehemi”.
Allahu e mëshiroftë.
KRYETARI I BFI E RMV
REISUL ULEMA
H.HFZ. SHAQIR FETAI















