Fshati Dobërdoll i Gostivarit është përfshirë nga dhimbja pas lajmit të hidhur për ndarjen nga jeta të të riut Etnik Fidani, djali i Agronit.
Lajmi për vdekjen e tij ka prekur thellë familjen Fidani, të afërmit, miqtë, shokët dhe gjithë banorët e Dobërdollit, të cilët përmes mesazheve publike kanë shprehur ngushëllime dhe lutje për të ndjerin.
Faqja “Dobërdoll” ka reaguar me një mesazh ngushëllimi, duke theksuar se humbja e një të riu është plagë e rëndë jo vetëm për familjen, por edhe për mbarë vendlindjen.
“Inna lillahi ve inna ilejhi raxhiun – Të Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi”, thuhet në mesazhin e publikuar.
Në reagimin e faqes së Dobërdollit thuhet se fshati është në zi për humbjen e një djali të ri, ndërsa familjes Fidani i janë përcjellë ngushëllime të sinqerta, me lutje që Allahu t’u japë sabër, forcë dhe qetësi në këto momente të rënda.
“Kujtimi i tij do të mbetet i gjallë në zemrat e atyre që e njohën dhe e deshën”, thuhet në mesazhin ngushëllues.
Për ndarjen nga jeta të Etnik Fidanit ka njoftuar edhe Xhamia Buhara – Sulgen, duke bërë të ditur detajet e xhenazes.
Sipas njoftimit, namazi i xhenazes për të ndjerin Etnik Fidani do të falet të enjten, më 18.06.2026, në ora 13:00, në Xhaminë Buhara në Sulgen.
Varrimi i të ndjerit do të bëhet në vendlindjen e tij, në fshatin Dobërdoll.
Edhe TV2 Gostivar ka raportuar për këtë lajm të hidhur, duke theksuar se Dobërdolli është tronditur nga ndarja nga jeta e Etnik Fidanit dhe se humbja ka prekur thellë familjarët, të afërmit dhe gjithë vendin.
Në këto çaste dhimbjeje, familjes Fidani, prindërve, të afërmve, miqve dhe gjithë banorëve të Dobërdollit u shprehim ngushëllimet më të sinqerta.
Allahu e mëshiroftë Etnik Fidanin, ia ndriçoftë varrin dhe e bëftë banor të Xhenetit Firdeus.
Familjes Fidani, Allahu u dhëntë sabër, forcë dhe ngushëllim për ta përballuar këtë humbje të madhe./Tetova News
Me dhimbje të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të të riut Etnik Fidani.
“Inna lillahi ve inna ilejhi raxhiun” – Të Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi.
Humbja e një të riu është një plagë e rëndë që prek jo vetëm familjen, por edhe miqtë, shokët dhe mbarë vendlindjen. Në këto momente të vështira, lusim Allahun e Madhëruar ta mëshirojë Etnikun, t’ia ndriçojë varrin dhe ta bëjë banor të Xhenetit Firdeus. 🤲
Allahu i dhëntë familjes Fidani sabër, forcë dhe ngushëllim për ta përballuar këtë dhimbje të madhe. Ngushëllimet tona më të sinqerta shkojnë për prindërit, familjarët, të afërmit, miqtë dhe për gjithë fshatin Dobërdoll, i cili sot është në zi për humbjen e një djali të ri.
“Allahu e mëshiroftë dhe e bëftë prej banorëve të Xhenetit. Amin.”
Kujtimi i tij do të mbetet i gjallë në zemrat e atyre që e njohën dhe e deshën.
🕊️ Pusho në paqe, Etnik Fidani. Allahu të faltë dhe të mëshiroftë. Amin.















