Ballina Lajme Ajo që dukej si një skenë e qetë përfundoi me një dallgë...

Ajo që dukej si një skenë e qetë përfundoi me një dallgë që për pak sa nuk përpiu gjithçka (VIDEO)

Një dallgë e madhe për pak sa nuk e mori me vete një burrë, ndërsa ai po filmohej i ulur mbi shkëmbinjtë e një gremine në Teriberka, një fshat bregdetar pranë Detit Barenc, në rajonin rus të Murmanskut.

Autori i videos, një DJ i njohur rus, paralajmëroi të gjithë ata që vizitojnë këtë zonë që të mos e përsërisin gabimin e tij, pasi vetëm falë fatit ai doli i padëmtuar nga incidenti.

“Ishte gjëja më e marrë që kam bërë ndonjëherë. Falë Zotit, gjithçka përfundoi mirë”, deklaroi DJ.