Ballina Aktualitet Ferati – Dreksler: Dialogu ndërmjet bashkësive dhe fuqizimi i të rinjve, shtylla...

Ferati – Dreksler: Dialogu ndërmjet bashkësive dhe fuqizimi i të rinjve, shtylla të rrugës evropiane

Ministri Agon Ferati priti sot ambasadoren e Gjermanisë në Maqedoninë e Veriut, Petra Dreksler.

Në takim u shqyrtuan prioritetet e përbashkëta për avancimin e proceseve që nxisin gjithëpërfshirjen, mundësitë e barabarta, besimin e ndërsjellë dhe ndërtimin e një shoqërie më gjithëpërfshirëse dhe më të qëndrueshme.

Bashkëbiseduesit theksuan rëndësinë e vazhdimit të reformave dhe të përkushtimit politik, si faktorë kyç në rrugën drejt integrimit të vendit në Bashkimin Evropian.

Ministri e informoi ambasadoren për programin vjetor të Ministrisë për Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, si dhe për aktivitetet e planifikuara që synojnë të kontribuojnë drejtpërdrejt në forcimin e kohezionit shoqëror, promovimin e dialogut dhe fuqizimin e besimit ndërmjet bashkësive etnike.

Në këtë drejtim, u theksua nevoja për vazhdimin e përpjekjeve të përbashkëta institucionale për krijimin e një klime të qëndrueshme bashkëpunimi dhe mirëkuptimi të ndërsjellë.

Publicitet

Në takim u diskutua gjithashtu për projektet e ardhshme dhe mundësitë për realizimin e nismave të reja me interes të përbashkët.

Vëmendje e veçantë iu kushtua përfshirjes aktive të të rinjve në proceset konsultative gjatë hartimit të strategjive, si dhe në zbatimin e aktiviteteve të ndryshme të Ministrisë, me qëllim që zëri dhe këndvështrimi i tyre të bëhen pjesë përbërëse e politikave dhe projekteve të ardhshme që kontribuojnë në zhvillimin e shoqërisë dhe në afrimin e vendit me Bashkimin Evropian.