Ballina Kronika SHQIPTARI NGA PRESHEVA HUMB JETËN NË VENDIN E PUNËS NË GJERMANI

SHQIPTARI NGA PRESHEVA HUMB JETËN NË VENDIN E PUNËS NË GJERMANI

Një lajm i rëndë ka tronditur familjen Tahiri, banorët e fshatit Norçë të komunës së Preshevës dhe komunitetin shqiptar në Gjermani.

Ramush Tahiri, 44 vjeç, ka humbur jetën tragjikisht në Gjermani, si pasojë e një aksidenti në vendin e punës.

Lajmi është bërë i ditur përmes një njoftimi mortor të publikuar nga faqja e fshatit Norçë. Në njoftim, i ndjeri përshkruhet si një njeri i ndershëm, punëtor, zemërmirë dhe i respektuar nga të gjithë ata që e njihnin.

Vdekja e tij e parakohshme ka shkaktuar pikëllim të madh te familjarët, të afërmit, miqtë dhe bashkëfshatarët.

Deri tani nuk janë bërë të ditura rrethanat e sakta të aksidentit, qyteti gjerman ku ka ndodhur ngjarja dhe kompania ku punonte 44-vjeçari.

Publicitet

Nga faqja e fshatit është bërë e ditur se informacionet lidhur me ceremoninë e varrimit do të publikohen më vonë.

POSTIMI I PLOTË I FSHATIT NORÇË:

إِنَّا لِلَّٰهِ وَإِنَّا إِلَيْهِ رَاجِعُونَ
Innā lillāhi wa innā ilayhi rājiʿūn

“Vërtet, ne jemi të Allahut dhe tek Ai do kthehemi”

Me pikëllim të thellë ju njoftojmë se vëllai ynë, Ramush Tahiri, në moshën 44-vjeçare, ka ndërruar jetë tragjikisht në Gjermani, si pasojë e një aksidenti në vendin e punës.

Lajmi për humbjen e tij na ka tronditur pa masë. Ai do të kujtohet gjithmonë si një njeri i ndershëm, punëtor, zemërmirë dhe i respektuar nga të gjithë ata që patën fatin ta njohin.

Në këto çaste të rënda, shprehim ngushëllimet më të sinqerta për familjen, të afërmit, miqtë dhe të gjithë ata që ndajnë dhimbjen me ne.

Lusim Zotin ta mëshirojë të ndjerin, ta shpërblejë me Xhenetin Firdeus.

Qoftë i përjetshëm kujtimi për Ramush Tahirin.

Për varrimin ju lajmërojmë me kohë.