Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në lagjen 13 të qytetit të Korçës, ku pas një sherri mes dy vëllezërve, njëri prej tyre ka mbetur i plagosur.
Bëhet me dije se pas një sherri për motive të dobëta, vëllai ka goditur me sëpatë vëllain.
Pas ngjarjes, autori është larguar nga banesa, por është kapur pak minuta më pas nga forcat e Komisariatit të Policisë Korçë.
I plagosuri është transportuar në spitalin e qytetit, ku po merr ndihmën mjekësore. Ai ka marrë një plagë në shpatull dhe, fatmirësisht, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Raportohet se autori vuan nga probleme të shëndetit mendor.















