Publikohen emrat e dy shtetasve rusë që dyshohet se janë të lidhur me Ambasadën Ruse në Tiranë dhe shërbimet ruse të inteligjencës.
Emrat e Andrei Glushchenko dhe Andrei Dotsenko, janë bërë publikë pas dokumenteve të nxjerra nga rrjeti “Homeland Justice”, ndërsa janë publikuar nga gazetari shqiptar nga Kosova, Fitim Çeku.
Çeku shkruan se Glushchenko dhe Dotsenko janë dy diplomatët rusë në Tiranë dhe ngre dyshime se ata kanë lidhje edhe me shërbimet ruse të inteligjencës.
Sipas gazetarit, për këta dy emra ai dhe burimet e tij ishin informuar rreth një vit më parë përmes një emaili të klasifikuar si “konfidencial”.



Në deklaratën e tij, Çeku shkruan gjithashtu se dy shtetasit rusë kanë pasur rol në një skemë përgjimi ndaj diplomatëve amerikanë në rajon. Ai shton se ish-drejtorja e Shërbimit Informativ Shtetëror, Vlora Hyseni, si dhe persona të tjerë në Kosovë, përfshirë Fatmir Shehollin dhe persona të tjerë në Kosovë, dyshohet se ka marrë udhëzime nga dy shtetasit rusë për të mbajtur nën vëzhgim një diplomat amerikan dhe, sipas tij, edhe një gazetar nga Kosova.
“Vlora Hyseni, së bashku me bashkëpunëtorët e saj përfshirë Fatmir Shehollin dhe agjentë lokalë në Kosovë dyshohet se mori urdhra nga këta dy rusë për të mbajtur nën vëzhgim një diplomat amerikan dhe eventualisht një gazetar nga Kosova.
Për këta emra që janë pjesë e komplotit në Ballkan na u informuam përmes kanaleve tona të informacionit 1 vjet më parë përmes një emaili “Konfidencial”.
Çuditërisht, një faqe në telegram i paska publiku këto dokumente sekrete, e cila paraqitet si faqe që kontrollohet nga qeveria e Iranit, por në shumë mundësi këto dokumente i ka nxjerr Ergys Agasi të marrura nga Vlora Hyseni”, shkruan ai.















