Ballina Futboll Jo vetëm futboll, por miliarda dollarë! Trump zbulon suksesin ekonomik të “Botërorit...

Jo vetëm futboll, por miliarda dollarë! Trump zbulon suksesin ekonomik të “Botërorit 2026”

Zgjidhni Tetova News si burim të preferuar në Google!
Zgjidh Tetova News në Google →

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka zbuluar ndikimin ekonomik të Kupës së Botës 2026, duke e cilësuar turneun si një faktor të rëndësishëm për ekonominë amerikane.

Përmes një postimi në platformën “Truth”, Trump deklaroi se vetëm organizimi i Botërorit ka gjeneruar më shumë se 18 miliardë dollarë për ekonominë e SHBA-së, ndërsa sipas tij u krijuan mbi 160 mijë vende pune.

“Vera ka qenë e jashtëzakonshme për udhëtimet në Shtetet e Bashkuara. Vetëm Botërori i FIFA-s ka gjeneruar mbi 18 miliardë dollarë për ekonominë tonë, duke krijuar më shumë se 160 mijë vende pune. Më e mira ende nuk ka ardhur”, shkroi Trump.

Shifra e përmendur nga Trump doli më e lartë se parashikimet e mëparshme të vetë administratës amerikane.

Task-forca e Shtëpisë së Bardhë kishte vlerësuar më herët se Botërori do të sillte rreth 17.2 miliardë dollarë ndikim në Prodhimin e Brendshëm Bruto, si dhe do të krijonte mbi 185 mijë vende pune.