Ballina Lajme Kur diploma blihet, pasojat i paguan e gjithë shoqëria

Kur diploma blihet, pasojat i paguan e gjithë shoqëria

Shkruan: Saranda R. Shala

Sot, fatkeqësisht, diploma mund të blihet me para.

Por çfarë ndodh kur njeriu që e ka blerë diplomën bëhet mjek? Kur bëhet mësues? Kur bëhet arkitekt?

Një mjek pa dije mund t’i kushtojë jetën dikujt. Një mësues pa përgatitje mund të dëmtojë të ardhmen e një brezi të tërë. Një arkitekt pa formimin e duhur mund të rrezikojë sigurinë e njerëzve.

Dhe më e keqja është se këto nuk janë raste të izoluara. Mjerisht, çdo vit dalin kuadro që kanë marrë diplomën, por jo dijen, përgjegjësinë dhe formimin që kërkon një profesion i mirëfilltë.

Diploma e blerë mund t’i japë dikujt një titull, por kurrë dijen, aftësinë dhe profesionalizmin që kërkon ai titull.

Një shtet nuk ndërtohet me diploma të blera, por me njerëz të aftë, të ndershëm dhe të përgjegjshëm.

Publicitet

Nuk është rastësi që qëndrojmë ndër vendet me rezultate më të dobëta në PISA.

Nëse vazhdojmë t’i shesim diplomat dhe ta zëvendësojmë meritën me tituj të pamerituar, pasojat nuk do t’i paguajë vetëm individi.

Do t’i paguajë e gjithë shoqëria.

Dhe çmimi mund të jetë shumë i lartë.