Zgjidhni Tetova News si burim të preferuar në Google!
Zgjidh Tetova News në Google →
Ka ndërruar jetë Mehmet Zenuni, pronari i kompanisë së transportit “Hak Bus” nga Tetova.
Lajmi për ndarjen e tij nga jeta është bërë i ditur përmes një njoftimi të publikuar në faqen “Muhalla Pashës” në Facebook.
“Sot u nda nga jeta miku ynë Memet Zenuni (pronari i Hak Bus). Zoti ia faltë Xhenetin dhe familjes i dhëntë durim”, thuhet në njoftim.
Sipas njoftimit, varrimi i të ndjerit do të bëhet sot, më 11 tetor 2026, pas namazit të ikindisë.
Ndarja e tij nga jeta është një humbje e rëndë për familjen Zenuni, të afërmit, miqtë dhe të gjithë ata që e kanë njohur.
Familjes Zenuni dhe të gjithë të afërmve u shprehen ngushëllime të sinqerta për këtë humbje.
Burimi: Muhalla Pashës/Facebook















