Në një operacion të koordinuar nga Stambolli dhe të zhvilluar në 10 provinca, u ndaluan 10 të dyshuar që, sipas policisë, siguronin të ardhura nga publikimet në rrjetet sociale me përmbajtje përleshjesh, kërcënimesh dhe fyerjesh.
Në një operacion të koordinuar nga Stambolli dhe të zhvilluar në 10 provinca, u ndaluan 10 të dyshuar që, sipas policisë, siguronin të ardhura në platformat digjitale duke publikuar në llogaritë e tyre në rrjetet sociale përmbajtje me përleshje, kërcënime, fyerje, tensione dhe viktimizim.
Mësohet se të dyshuarit iu nënshtruan testeve për të përcaktuar nëse kishin përdorur drogë.
Ekipet e Drejtorisë së Rendit Publik dhe të Drejtorisë për Luftën kundër Krimeve Kibernetike të Policisë së Stambollit nisën hetimet ndaj të dyshuarve që publikonin përmbajtje kryesisht në TikTok, por edhe në Instagram dhe X.
Nga monitorimi i kryer në internet, ekipet e policisë identifikuan të dyshuarit dhe adresat e tyre. Sipas policisë, ata krijonin përmbajtje që u vlerësuan si në kundërshtim me strukturën e familjes turke dhe siguronin të ardhura prej tyre në platformat digjitale.
Operacioni i koordinuar nga Stambolli u zhvillua njëkohësisht në adresat e identifikuara në Stamboll, Ankara, Antalya, Bursa, Kocaeli, Muğla, Gaziantep, Şanlıurfa, Malatya dhe Elazığ. Gjatë operacionit u ndaluan 10 të dyshuar.
Të dyshuarit u dërguan në Drejtorinë e Rendit Publik të Policisë së Stambollit, ku nisi marrja e tyre në pyetje. Mësohet gjithashtu se iu nënshtruan testeve për të përcaktuar nëse kishin përdorur drogë./NTV














