Ballina Futboll Pas humbjes në Finlandë, Manaj jep garancinë: Do të dalim të parët

Pas humbjes në Finlandë, Manaj jep garancinë: Do të dalim të parët

Zgjidhni Tetova News si burim të preferuar në Google!
Zgjidh Tetova News në Google →

Pas humbjes 2-1 ndaj Finlandës, Rey Manaj ka komentuar paraqitjen e Shqipërisë, duke u ndalur te kartoni i kuq dhe reagimi i skuadrës në një ndeshje të vështirë.

Sulmuesi kuqezi theksoi se gabimet janë pjesë e futbollit dhe se Shqipëria nuk ka kohë për t’u ndalur te kjo humbje, pasi sfida e radhës vjen vetëm pak ditë më vonë.

“Kjo është pjesë e futbollit, u ndodh të gjithëve që të bëjnë gabime. Pas tre ditësh kemi ndeshje tjetër. Por luajtëm kështu, kemi shumë shanse që të arrijmë vendin e parë në grup”, u shpreh Manaj pas ndeshjes.

Manaj vlerësoi paraqitjen e ekipit, pavarësisht se Shqipëria luajti me një lojtar më pak për një pjesë të ndeshjes.

“Besoj se i gjithë ekipi bëri ndeshje të mirë. Ishim me 10 lojtarë. Kemi ndeshje me Finlandën në Tiranë dhe besoj se në fund të fundit do të dalim në vend të parë”, deklaroi sulmuesi kuqezi.

Shqipëria tashmë duhet të rikthehet te rezultatet pozitive në sfidat e ardhshme, ndërsa përballja e kthimit ndaj Finlandës në Tiranë pritet të jetë një nga ndeshjet më të rëndësishme në garën për kreun e grupit.