Ballina Aktualitet Presidentja Shiroka-Pula viziton familjen e Jakup Krasniqit

Presidentja Shiroka-Pula viziton familjen e Jakup Krasniqit

Zgjidhni Tetova News si burim të preferuar në Google!
Zgjidh Tetova News në Google →

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ka vizituar sot familjen e ish-kryetarit të Kuvendit, Jakup Krasniqi.

Vizita është bërë e ditur nga djali i Jakup Krasniqit, Altin Krasniqi, i cili ka publikuar në rrjetet sociale një fotografi të Presidentes me djalin e tij, Gegën, nipin e ish-kryeparlamentarit.

“Gega me Presidenten”, ka shkruar fillimisht Altin Krasniqi, krahas fotografisë së publikuar.

Ai e ka falënderuar Shiroka-Pulën për vizitën, duke bërë të ditur se familja e ka uruar atë për detyrën e re dhe i ka dëshiruar suksese në ushtrimin e saj.

“Presidentja na nderoi sot me praninë e saj. Me këtë rast, i uruam punë të mbarë dhe suksese në misionin e saj në shërbim të Republikës së Kosovës!”, ka shkruar Krasniqi.

Në mesazhin e tij, ai ka vënë theksin edhe te nevoja për unitet e solidaritet në këtë periudhë, duke iu referuar përpjekjeve ligjore për kthimin në Kosovë të ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë.

“Në këto ditë të vështira, jo vetëm për ne si familje, por edhe për shtetin tonë, na duhet unitet, solidaritet dhe përkushtim i palëkundur në betejat ligjore në përpjekjet për rikthimin në atdhe të çlirimtarëve tanë”, ka përfunduar Krasniqi.