Ballina Kronika Të shtëna me armë zjarri në Saraj të Shkupit, sulmohet një person...

Të shtëna me armë zjarri në Saraj të Shkupit, sulmohet një person brenda makinës

Screenshot
Zgjidhni Tetova News si burim të preferuar në Google!
Zgjidh Tetova News në Google →

Një person i panjohur ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti pranë një marketi në Saraj të Shkupit. Drejtuesi i automjetit ka pësuar lëndime në dorë nga copat e xhamit të thyer.

Më 18 tetor 2026, rreth orës 09:30, në afërsi të një marketi në Saraj të Shkupit, një person i panjohur ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të një burri që ndodhej brenda automjetit të tij.

Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB), ngjarja është denoncuar në orën 09:50 në Sektorin për Punë të Brendshme në Shkup nga personi me inicialet M.I.

“Më 18.10.2026, në orën 09:50, në SPB Shkup, M.I. ka denoncuar se rreth orës 09:30, në afërsi të një marketi në fshatin Saraj, derisa ndodhej në automjetin e tipit ‘Touran’, një person kishte qëlluar në drejtim të tij me armë zjarri. Menjëherë pas denoncimit, në vendngjarje kanë mbërritur zyrtarë policorë të SPB Shkup, të cilët kanë gjetur katër gëzhoja të municionit të pistoletës. Si pasojë e thyerjes së xhamit të automjetit, M.I. ka pësuar lëndime në dorë. Është njoftuar ekipi i Ndihmës së Shpejtë Mjekësore. Po ndërmerren masa për gjetjen e autorit dhe zbardhjen e rastit”, njoftoi MPB-ja.

Policia po punon për identifikimin dhe gjetjen e personit që dyshohet se ka kryer sulmin, si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.