Ballina Kosovë Haradinaj urdhëron ministrat të raportojnë për udhëtimet (VIDEO)

Haradinaj urdhëron ministrat të raportojnë për udhëtimet (VIDEO)

Zgjidhni Tetova News si burim të preferuar në Google!
Zgjidh Tetova News në Google →

Qeveria e Kosovës mbajti sot mbledhjen e saj të rregullt në të cilën u morën disa vendime.

I pari ka të bëjë me udhëtimet e ministrave jashtë vendit. Sipas urdhrit të shefit të ekzekutivit, tash e tutje, qeveritarët nisur nga vetë Haradinaj, detyrohen në detaje të raportojnë se ku po shkojnë, për çfarë arsye, sa do të qëndrojnë, sa veta do të marrin me vete e të tjera.

Qeveria të martën e miratoi mes tjerash edhe Statutin e Trepçës që për Haradinajn është lajm i madh. Ky i fundit mohoi se do të bisedohet me Serbinë për Gazivodën.

Gjatë mbledhjes ishte një temë tjetër që i përplasi ministrat e Nismës dhe PDK-së.

Kronikë e zgjeruar nga Besnik Tahiri.