SHBA-të përgëzojnë kryeministrat e Maqedonisë dhe të Greqisë, Zoran Zaev dhe Aleksis Cipras dhe e përgëzoi marrëveshjen historike për zgjidhjen e kontestit për emrin. Zgjidhja do të jetë e dobishme për të dyja vendet dhe do t’i përforcojë sigurinë rajonale dhe progresin. Kryeministrat Zaev dhe Cipras treguan vizion, guxim dhe angazhim në gjetjen e zgjidhjes së pranueshme të përbashkët, deklaroi zëdhënësja e Departamentit Shtetëror, Heder Nuert.
“Jemi të gatshëm ta mbështesim këtë marrëveshje, siç u kërkua prej të dyja palëve”, thotë Nuert në deklaratën me shkrim që e transmeton Zëri i Amerikës në gjuhën maqedonase.
Uashingtoni shpreh falënderim edhe për ndërmjetësin Methju Nimic, i cili siç theksohet, 20 vjet me përkushtim punoi për gjetjen e zgjidhjes.








![Polakët kanë frikë nga inteligjenca artificiale. Sondazhi tregon përmasat [SONDAZH]](https://tetovanews.info/wp-content/uploads/2026/10/bfhk9kpTURBXy84NGQ2OTZiMGU2N2Q5OTQxZTI1YWMxZjI2ZmQxZmQ2MS5qcGeSlQMAAM0HgM0EOJMFzQVkzQKy3gACoTAGoTEB-300x160.avif)





