Ballina Top Lajm FOTOGALERI – Varrimi i Fadil Vokrrit

FOTOGALERI – Varrimi i Fadil Vokrrit

Me nderime të larta shtetërore është varrosur kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri.

Ceremonia e varrimit të legjendës kosovare të futbollit është zhvilluar në varrezat e qytetit të Prishtinës.

Në ceremoni kanë marrë pjesë familjarë, miq, kolegë, drejtues të institucioneve vendore e ndërkombëtare si dhe qytetarë të shumtë.

Në mesin e atyre që kanë ardhur për t’i dhenë lamtumirën e fundit kryetarit të FFK-së janë edhe zyrtarë të Serbisë, në mesin e tyre ministri i Kulturës, ish-kreu i Federatës Serbe të Futbollit dhe kryetari i klubit Partizani nga Beogradi.

Pas varrimit, zyrtarë të institucioneve kanë vendosur kurora me lule te varri i Vokrrit.

Këto janë fotot nga ceremonia e varrimit të Fadil Vokrrit të realizuara nga fotoreporteri i KALLXO.com, Atdhe Mulla.

Para fillimit të ceremonisë së varrimit, në qiellin mbi varrezat e Prishtinës ka fluturuar një paragllajdist, i cili ka valëvitur një fotografi të madhe të legjendës së futbollit.

@tn.lajmelokale
@tetovanews