Ballina Aktualitet Shqipëri Tirana përmbytet nga reshjet e stuhishme (VIDEO+FOTO)

Tirana përmbytet nga reshjet e stuhishme (VIDEO+FOTO)

Pas një rrebeshi disa minuta të gjatë, rrugët e Tiranës janë përmbytur nga uji.

Reshjet pushtuan vetëm një pjesë të kryeqytetit, duke krijuar një situatë të rënduar veçanërisht në zonën jugore dhe juglindore.

Rrugët u kthyen në lumenj të vërtetë, ndërsa është përmbytur edhe bulevardi kryesor i Tiranës.

Sasitë e mëdha të shiut janë bërë të papërballueshme për kanalizimet, të cilat, siç duket edhe nga pamjet, në vend që të tërheqin ujërat, po e shkarkojnë atë në rrugë.

Artikulli paraprakHyrja falas në park lojrash për gratë që peshojnë mbi 61.8kg
Artikulli tjetërBeogradin e mori lumi/Serbinë e godet moti i keq, vërshime, breshër dhe erë e fuqishme (VIDEO+FOTO)